Uniformat blu bëjnë me dije se viktima mund të ketë ndërruar jetë disa ditë më parë.
Një 70-vjeçar është gjendur i vdekur pasditen e sotme në lagjen nr. 10 të qytetit të Korçës.
Uniformat blu bëjnë me dije se viktima mund të ketë ndërruar jetë disa ditë më parë.
70-vjeçari jetonte i vetëm, teksa nga kqyrja paraprake e trupit nuk ka shenja dhune.
“Rreth orës 18:50, në lagjen nr. 10, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në banesën ku jetonte vetëm, shtetasi N. K., rreth 70 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën disa ditë më parë”, njoftoi sot policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Lini një Përgjigje