
Gjykata ka dhënë vendimet për familjen e Pëllumb Metës, pasi akuzohen për vrasjen dhe groposjen e tij.
Gjykata e Durrësit ka dënuar me burgim të përjetshëm djalin e Pëllumb Metës, Hysen Meta.
49-vjeçari Pëllumb Meta u vra dhe u gropos nga fëmijët e tij. Ngjarja e rëndë u zbulua në Shënavlash në Durrës, më 10 shkurt të vitit 2024.
Vajza Hygerta Meta, u dënua me 8 vite burgim nga 30 vite që kishte kërkuar Prokuroria, Amarildo Meta u dënua me 5 vite, ndërsa e ëma, Blerina Meta, është dënuar me 3 vite. Në sallën e gjyqit i pranishëm ka qenë vetëm Amarildo Meta.
Vendimet e Gjykatës:
Hysen Meta, i biri - Burg përjetë
Hygerta Meta, e bija - 8 vite burg
Amarildo Meta, djali - 5 vite burg
Blerina Meta, gruja e Pëllumbit- 3 vite burg
Si ndodhi ngjarja?
50-vjeçari Pëllumb Meta ishte raportuar i zhdukur nga djali i madh. Pas kallëzimit për zhdukje, policia ngriti dyshimet se mund të jetë një ngjarje kriminale dhe kanë nisur hetimet.
Gjatë marrjes në pyetje të familjes lidhur me zhdukjen e Metës, ka qenë vajza e tij Hygerta Meta, e cila pasi është pyetur disa herë, ka treguar se e ka vrarë babanë e saj dhe e ka varrosur në kasollen pranë banesës së tyre. Më pas u tha se vrasjen e kishte kryer vëllai i 19-vjeçares.
24-vjeçari Hysen Meta akuzohet se ka shkrepur armën, vajza Hygerta 19 vjeç, ka qenë pjesëmarrëse në organizim dhe në krim, ndërsa djali tjetër 22-vjeçar për fshehjen e kufomës.
Lini një Përgjigje