TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Qershor 2026, 10:50

Vrasja e 45-vjeçarit në Mirditë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e 45-vjeçarit në Mirditë, dalin pamjet nga vendi i
Vrasja e 45-vjeçarit në Mirditë,

Një 45-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hëne në Mirditë.

Viktima është Valter Lleshi dhe sipas të dhënave të para, ai u gjet brenda automjetit të tij, një Toyota e bardhë, në fshatin Shkorrët, përgjatë aksit rrugor Reps-Spaç.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth orës 07:10. Nga pamjet e vendit të ngjarjes, automjeti ku ndodhej viktima rezulton i goditur nga një breshëri plumbash.

Forcat e policisë kanë shkuar në zonë dhe kanë nisur veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat e vrasjes. Deri tani nuk dihen motivet e krimit dhe as identiteti i autorit apo autorëve.

Për rastin është ngritur një grup i posaçëm hetimor. Nën drejtimin e Prokurorisë, po administrohen provat në vendngjarje, me qëllim dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë.

 

vrasja e 45-vjeçarit në mirditë valter lleshi pamjet nga vendi i ngjarjes

Lini një Përgjigje