TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Qershor 2026, 10:12

U gjet i vrarë në automjetin e tij, Valter Lleshit iu zu pritë duke shkuar në punë

Shkruar nga Pamfleti
U gjet i vrarë në automjetin e tij, Valter Lleshit iu zu pritë
Vrasja e Valter Lleshit

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e ndodhur në Mirditë.

Mësohet se Valter Lleshi është vrarë me armë zjarri në automjetin e tij, ndërsa trupi i pajetë është gjetur brenda në makinë.

45-vjeçari punonte si shofer te makineritë në Spaç, të cilave iu vendos tritol 2 muaj më parë, por që u pikas dhe nuk shpërtheu.

Viktima dyshohet si autor i vrasjes  së taksisitit Anton Keli në Rrëshen në vitin 2020  dhe njihet si lidhje e afërt e një fisi të njohur në Rrëshen, i cili ka konflikte me fise të tjera.

Vrasja e Anton Kelit në Rrëshen u lidh me hakmarrje për prishje të pazareve të drogës.

Asokohe Lleshi i shpëtoi atentatit, ndërsa këtë të hënë persona ende të paidentifikuar i zunë pritë teksa ishte duke shkuar në punë.

 

valter lleshit iu zu pritë duke shkuar në punë

Lini një Përgjigje