Është publikuar fotoja e 65-vjeçarit Gjergj Tusha, i cili u gjet i pajetë pasditen e së premtes pranë lumit Mat në fshatin Pllanë të Lezhës.
Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë të specializuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ndërsa nga të dhënat paraprake dyshohet se fillimisht është dhunuar pasi ka plagë në disa pjesë të trupit dhe më pas është qëlluar me armë.
Tusha ishte me origjinë nga Bushkashi i Matit dhe jetonte në Pllanë të Lezhës. Grupi hetimor po heton dhe pistën e krimit në familje, pasi ai ishte pajisur tre herë me urdhër mbrojtjeje për shkak të problemeve me të birin.
Në vitin 2022, ai kishte marrë urdhër mbrojtjeje për dhunë fizike dhe psikologjike, ndërsa në vitin 2023, i biri ishte arrestuar për dhunë.
65-vjeçari u raportua i humbur nga vajza e tij, gjatë pasdites së djeshme dhe pas disa orësh kërkime, policia e gjeti të dhunuar dhe vrarë.
Lini një Përgjigje