TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Korrik 2025, 12:30

Vrasja e Anesti Ramës, mbërrijnë në gjykatë Emanilda Rama, i dashuri dhe nëna e saj

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Anesti Ramës, mbërrijnë në gjykatë Emanilda

Kanë mbërritur në Gjykatën e Fierit, tre autorët e dyshuar si të përfshirë në vrasjen e Anesti Ramës, që sipas hetimeve të deritanishme është mbytur me tel nga e bija 26-vjeçare, Emalinda Rama si edhe i dashuri i saj 55-vjeçar, Çlirim Dogani.

Në pamjet e siguruara shihet momenti, kur del nga furgoni i policisë fillimisht Çlirim Dogani, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, e më pas nënë e bijë, të cilët janë të prangosura.

Vrasja e Anesti Ramës, mbërrijnë në gjykatë Emanilda

Ata dolën para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtar Klodiana Keyeziu dhe prokurore Lorena Sallillari.

Të tre akuzohen për vrasjen makabre të 56-vjeçarit, i cili fillimisht mësohet se është goditur në organet gjenitale me sende të forta dhe më pas është mbytur me tel.

 

vrasja e anesti rames krimi makaber ne fier

Lini një Përgjigje