TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Dhjetor 2025, 08:20

Vrasja e Edmond Mëhallës drejt zbardhjes? Arrestohen dy persona, një tjetër në kërkim

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Edmond Mëhallës drejt zbardhjes? Arrestohen dy persona,

Policia ka ndalur dy persona që dyshohet se kanë bashkëpunuar në krim...

Vrasja e Edmond Mëhallës që ndodhi mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan, po shkon drejt zbardhjes.

Mësohet se policia ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një të tretë.

Të arrestuarit dyshohet se kanë ndihmuar në organizimin dhe mbulimin e gjurmëve, ndërsa i shpalluri në kërkim konsiderohet si një nga personat kryesorë për zbardhjen e plotë të dinamikës.

Shkak i vrasjes dyshohet të jetë një konflikt i kohëve të fundit të viktimës, por nuk përjashtohen edhe përplasjet për trafik droge.  

Sipas hetimeve, Mond Mëhalla ka patur një konflikt me ish-ortakun e tij, i cili nga ana tjetër, ka gënjyer kur është pyetur se ku ndodhej në momentin e vrasjes së Mëhallës. Po ashtu, edhe roja i pikës së karburantit është arrestuar, pasi dyshohet për pengim të hetimeve për ngjarjes.

Mbrëmjen e djeshme Policia ka shoqëruar një person me banim ne Lezhë. Bëhet fjalë për shtetasin Naldi Gj. i cili rezulton se ka lëvizur ditë më parë me automjetin tip Audi para se të ndodhte vrasja. Ky mjet u gjet i djegur dhe dyshohet se u përdor nga autorët.

Automjeti është në pronësi të një prej kompanive të vetë viktimës, Mondi Mehalla. Në shtëpinë e Naldi Gj. në Lezhë është ushtruar kontroll dhe personi po shoqërohet në policinë e Elbasanit për të dhënë shpjegime për lëvizjet e tij.

Vrasja e biznesmenit Mëhalla ndodhi rreth orës 20:35 të së dielës, pranë biznesit të tij në Unazën Jugore të Elbasanit. Sipas ekspertëve, ai është qëlluar me tre plumba, dy në kokë, çka tregon një ekzekutim të mirëorganizuar.

Biznesmeni, sipas të dhënave paraprake, sapo kishte dalë nga zyra e tij dhe ishte futur në mjet në momentin e sulmit. Përplasja që pati disa ditë më parë për shkaqe ende të paqarta po merret seriozisht si një nga pistat kryesore të hetimit.

Dje u gjet në fshatin Mirakë një automjet tip “Audi”, i djegur plotësisht, i dyshuar si mjeti me të cilin autorët u larguan nga vendngjarja. Ky zbulim, së bashku me automjetin e dytë të identifikuar në Durrës, po konsiderohen si prova kyçe për zbardhjen e skemës së atentatit.

Ndërkohë, policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha daljet e qytetit dhe vijon kontrollet në terren, në banesa dhe rrugë dytësore.

Të paktën 15 persona janë shoqëruar deri tani dhe po merren në pyetje për të hedhur dritë mbi rrethanat e vrasjes. Grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, po punon për mbledhjen e çdo prove, përfshirë këqyrjen e pamjeve filmike të zonës, që mund të ndihmojnë në identifikimin e atentatorëve.

Burime zyrtare konfirmojnë se Mehalla kishte precedentë penal në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Lini një Përgjigje