TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Nëntor 2025, 10:10

Vrasja me snajper e biznesmenit të ndërtimit në Tiranë, dërgohen për gjykim dy vëllezërit Dukaj

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja me snajper e biznesmenit të ndërtimit në Tiranë,
Vranë biznesmenin Eduard Reçi në Tiranë, dërgohen në gjyq dy vëllezërit

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për vrasjen e biznesmenit të ndërtimit, Eduart Reçi më 13 Nëntor 2024 dhe ka dërguar për gjykim dy vëllezërit, Shkëlqim dhe Florian Dukaj.

Dy vëllezërit janë arrestuar si autor të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Reçi, pas konflikteve për një pronë ku ky i fundit synonte të ndërtonte.

Mësohet se Eduart Reçi po angazhohej për të ndërtuar një pallat, ndërtimi i të cilit kërkonte bashkëpunim dhe dakortësim edhe me persona të tjerë, kufitar me pronën e tij.

Bizmesmeni i ndërtimit, i cili dikur ka qenë punonjës i SHISH, mori një plumb të vetëm në kokë dhe u dërgua te Trauma, por nuk arriti të mbijetonte.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së mërkurës (13 Nëntor) rreth orës 23:00, në rrugën “Faik Konica”, ndërsa mësohet se kamerat e sigurisë kanë filmuar vetëm momentin kur vikima është qëlluar me plumb dhe është rrëzuar në tokë, por jo atentatorët.

Hetuesit thonë se viktima, Eduart Reci, kishte ndërtuar ndër vite dy pallate dhe një vilë në Tiranë dhe i kishte dhënë me qira njësitë e banimit dhe ato tregtare. Mes tij dhe vëllezërve Dukaj ka patur mosmarrëveshje të vazhdueshme për një sipërfaqe toke që, sipas Prokurorisë, ishte pushtuar nga lokali i tyre.

Në njoftimin zyrtar thuhet se Shkëlqim dhe Florian Dukaj kishin ndërtuar lokalin pa leje në një pjesë toke në pronësi të Reçit dhe se debatet për këtë çështje kishin vijuar prej vitesh.Prokuroria pretendon se për arsye pasurore, dy vëllezërit kanë hartuar një plan të detajuar për eliminimin e Recit. Sipas aktit të akuzës, ata kanë studiuar kohën, vendin dhe mënyrën e ekzekutimit, kanë kryer qitje në poligon, kanë siguruar armë dhe dylbi për veprimin gjatë natës dhe kanë hedhur fishekzjarre në oborrin e lokalit të viktimës për ta nxjerrë atë në pritë.

Biznesmeni ishte baba i dy fëmijëve, ndërsa familjarët kanë deklaruar se nuk kanë pasur konflikte.

Si ndodhi ngjarja?

Gjithçka dukej e qetë atë mbrëmje të 13 nëntorit 2024. Herë pas here qetësia prishej nga zhurma e fishekzjarrëve, që në fakt kishin filluar të hidheshin prej 5 ditësh.

Dhe në fakt jo pa qëllim. Çfarë Policia zbuloi më pas, shpjegonte se hedhja e fishekzjarrëve ishte pjesë e një plani vrasjeje. Aq sa banorët e zonës të mësoheshin me atë zhurmë e të mos kuptonin shkrepjen e një arme.

Eduart Reçi, një ndërtues 52-vjeçar, kishte dalë dhe po ecte në sheshpushimin e pallatit që kishte ndërtuar vetë, në rrugën “Faik Konica”, përballë Fakultetit të Histori-Filologjisë.Diçka po shikonte në telefon ose po tentonte të bënte një telefonat, kur papritmas u rrëzua përtokë.

Ishte ora 22:40 kur u dëgjua një krismë që nuk dihej se nga erdhi dhe që për të gjithë u duk si ndonjë fishekzjarr që ishin mësuar për 5 ditë të dëgjonin aty rrotull.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregonin se dikush e kishte vënë në shënjestër dhe e kishte qëlluar në distancë, pasi askush nuk shihej afër tij, por as rreth e rrotull.

Reagimi i plotë i prokurorisë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasit F.D. dhe Sh.D. për veprat penale ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve’ dhe ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’ parashikuar nga nenet 78, pg.2 e 25, 278 dhe 279, pg.1 e 25 i Kodit Panal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.7559 të vitit 2024, rezultoi përtej çdo dyshimi të arësyeshëm, se personi nën hetim Sh.D., në bashkëpunim me vëllanë e tij F.D., kanë kryer vrasjen me paramendim ndaj viktimës E. R.

Nga hetimi rezultoi se viktima E.R. ndër vite ka ndërtuar në Tiranë, dy pallate dhe një vilë dhe të gjitha njësitë e banimit, garazhde, njësitë tregtare, vila etj., i ka dhënë me qira, tek persona të ndryshëm. Ndër personat që viktima ka patur mosmarrëveshje për çështje pronësie janë vellëzërit Sh.D. e F. D., pronarë të një lokali i cili kufizohej me lokalin në pronësi të viktimës, pasi një pjesë e lokalit të të pandehurve ishte ndërtuar në tokën e viktimës.


Nga çmuarja në tërësi e provave dhe indicieve të rëndësishme të administruara, të cilat janë të sakta dhe në përputhje me njëra-tjetrën, krijohet bindja tej çdo dyshimi të arësyeshëm se personi nën hetim Sh. D. në bashkëpunim me vëllanë e tij F. D., është autori në rolin e ekzekutorit të tentativës së vrasjes së shtetasit E. R. në datën 08.11.2024 dhe më pas të vrasjes së tij në datën 13.11.2024, me paramendim si dhe të kryerjes së veprave penale të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit dhe armëve të ftohta në bashkëpunim.

Personi nën hetim Sh. D. e ka kryer vrasjen e shtetasit E.R. me paramendim për interes pasuror, pra e ka marë vendimin për kryerjen e vrasjes me qetësi së bashku me vëllanë e tij, duke përgatitur së bashku planin kriminal për realizimin e saj. Ai ka parashikuar të gjitha rrethanat për realizimin e vrasjes që lidhen me: përgatitjen për të patur saktësi në realizimin e vrasjes duke bërë qitje në poligon, sigurimin e armës dhe dylbive për realizimin e vrasjes natën dhe në distancë, zgjedhjen e vendit të kryerjes së krimit me qëllim që të realizonte vrasjen dhe të mos ekspozohej, nxjerjen në pritë të viktimës nëpërmjet hedhjes së fishkezjarëve në oborrin e lokalit të tij, kryerjen e krimit me fshehtësi dhe marrjen e masave për t’iu shmangur përgjegjësisë penale.

Për realizimin e vrasjes, krahas veprimeve për sigurimin e armës, personi nën hetim së bashku me vëllain e tij, kanë studiuar me imtësi dhe kanë përcaktuar kohën dhe vendin ku do të realizonin vrasjen, me qëllimin njëkohësisht që të mos diktoheshin dhe t’i shpëtonin përgjegjësisë penale. Ata, sipas një plani të detajuar, kanë vendosur që vrasjen e shtetasit E. R. ta realizonin natën me qëllim që të mos ekspozoheshin dhe identifikoheshin nga kamerat apo personat. Duke qenë në dijeni se viktima në mbrëmje dilte që pastronte oborrin, të pandehurit kanë vendosur që vrasjen ta kryejnë në distancë, nga një pozicion ku kishte pamje të oborrit para lokalit të viktimës dhe që ekzekutori të mos ishte i monitoruar nga kamerat dhe larg syve të njerezve.


Personi nën hetim Sh. D. së bashku me vëllanë e tij nuk kanë patur marëdhënie të mira me viktimën E. R. sepse personat nën hetim prej shumë vitesh kishin ndërtuar lokalin pa leje dhe kishin pushtuar një pjesë të sipërfaqes së tokës në pronësi të viktimës. Megjithëse ky problem ishte diskutuar midis viktimës dhe personave nën hetim, nisur nga pozicioni i Sh. D., si oficer policie, viktima kishte hezituar ta zgjidhte çështjen në rrugë gjyqësore, dhe u kishte kërkuar ta lironin në mënyrë vullnetare. Meqenëse viktima u kishte propozuar të ndërtonin një pallat, personat nën hetim e kanë kuptuar se në rast ndërtimi të pallatit, viktima do të kërkonte sipërfaqen e tij takuese dhe ata do të cenoheshin në sipërfaqen e tokës që e kishin zaptuar padrejtësisht, si për pjesën takuese të viktimës ashtu edhe për pjesën tjetër që kishin ndërtuar lokalin pa leje në tokë që nuk ishte në pronësi të tyre. Në këto rrethana, për interes pasuror, ata kanë vendosur të realizojnë vrasjen e shtetasit E.R.

vranë biznesmenin eduard reçi në tiranë dërgohen në gjyq dy vëllezërit dukaj

Lini një Përgjigje