TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Prill 2023, 09:53

Vrasja me thikë e 20-vjeçarit, gjykata lë në burg Axel Hoxhajn

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja me thikë e 20-vjeçarit, gjykata lë në burg Axel

Gjykata ka lënë në burg 18-vjeçarin Axel Hoxhaj, i cili pak ditë më parë vrau me thikë një 20-vjeçar.

Ngjarja e rëndë u shënua pak pas mesnate në "Rrugën e Dibrës", pranë gjimnazit "Partizani". Dy 18-vjeçarët, Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj, plagosën me thikë një 20-vjeçar. Ky i fundit i identifikuar si Stivens Toshkezi, pas ngjarjes, u nis me urgjencë në spital, por për shkak të plagëve të marra humbi jetën në ambientin spitalor. Toshkezi mësohet se u godit disa herë me thikë nga dy të rinjtë.

Dy të rinjtë u larguan me vrap, por policia arriti të lokalizojë të parin Stivens Toshkezi, i cili u arrestua, ndërsa shoku i tij u shpall në kërkim. Më pas Azel Hoxhaj u dorëzua në polic dhe sot doli para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë. Një ditë më parë në burg u la shoku i tij Ensi Maze.

Konflikti mes Enzi Maze, Axel  Hoxhaj dhe Stiven Toshkezi, ka ndodhur për një vajze. Konkretisht njeri nga dy 18 vjetarët ngacmonin të dashurën e 20-vjeçarit. Për këtë shkak 2 javë më parë në Rrugën e Elbasanit ata ishin zënë dhe Stiven Toshkezi i kishte rrahur.

axel hoxha

Lini një Përgjigje