34-vjeçari Lekë Vuksani u arrestua 21 orë pasi ekzekutoi Petrit Vuksanin në banesën e tij në Shkodër. Qiraxhiu u strehua në banesën e një gruaje të cilën e kërcënonte që të mos tregonte se ishte fshehur aty. Në këtë banesë kishte fshehur edhe armën me të cilën vrau Petrit Vuksanin.
Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme rreth orës 12:15 për një konflikt për qiranë e banesës në pronësi të viktimës. 51-vjeçari Petrit Vuksani i kërkoi qiraxhiut të tij qiranë e banesës ku jetonte çka ka nxitur konfliktin mes tyre dhe më pas ka përshkallëzuar deri në përdorimin e armës së zjarrit automatik nga 34-vjeçari. Në momentet e fundit të jetës së tij, Petrit Vuksani ndodhej në shtëpinë e tij dhe sapo ishte kthyer nga Anglia ndërsa vajzat e tij banojnë në Itali.
Lini një Përgjigje