
Gjykata e Apelit e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka ulur sot dënimin Aksel Hoxhës, i cili akuzuar për vrasjen e Stiven Toshkëzit në vitin 2022.
Aksel Hoxha u shpall fajtor për veprën penale “vrasje në rrethana cilësuese” në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë, ku Stiven Toshkëzi humbi jetën pas një konflikti.
Trupi gjykues, pasi pranoi kërkesën e të pandehurit për gjykim të shkurtuar, e ka dënuar Hoxhën me 12 vite heqje lirie, nga 18 vite që ishin dhënë në shkallën e parë nga Gjykata e Tiranës.
Vendimi ka shkaktuar reagim të ashpër nga familjarët e viktimës Stiven Toshkëzi, të pranishëm në sallë.
Shkak i ngjarjes së rëndë ka qenë konflikti për një vajzë. Viktima ka qenë duke u kthyer nga puna bashkë me një shokun e tij, ndërsa atentatorët i kishin ngritur pritë.
Goditja që 20-vjeçari mori nga Aksel Hoxhaj, rezultoi fatale dhe ai humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.
Lini një Përgjigje