TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Nëntor 2025, 08:49

I dënuar në Maqedoninë e Veriut, 36-vjeçari kapet në Tiranë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar në Maqedoninë e Veriut, 36-vjeçari kapet në

Një 36-vjeçar, i shpallur në kërkim nga autoritete në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimi.

I riu është dënuar nga autoritetet gjyqësore të Maqedonisë së Veriut, me 2 vjet burgim, për falsifikim të monedhave. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim edhe nga DVP Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.  

“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 73”, gjatë të cilit u kap në Tiranë dhe u vu në pranga shtetasi: 

N. S., 36 vjeç, lindur në Maqedoninë e Veriut.   

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Kumanovës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale "Falsifikimi i monedhave".    

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Maqedonisë së Veriut, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi”, njoftoi Policia.



Lini një Përgjigje