TAGS-AT E JAVËS

Kronike18 Nëntor 2025, 15:36

Dosja “Metamorfoza”/ 38.6 vite burg për Behar Bajrin dhe 4 të tjerët, shtyhet vendimi për Pëllumb Gjokën; lirohet Bistri

Shkruar nga Pamfleti

Dosja “Metamorfoza”/ 38.6 vite burg për Behar Bajrin dhe 4

Ja vendimet e gjykatës...

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 38 vite e 6 muaj burg të akuzuarit e dosjes “Metamorfoza”.

Mësohet se GJKKO ka vendosur dënimin me 10 vite burg të Edmond Prekës, ndërsa Behar Bajri është dënuar me 13 vite burgim.

Por të pandehurit do të përfitojnë ulje të dënimit për shkak se gjykata ka pranuar gjykimin e shkurtuar. Bajri do të dënohet përfundimisht me 8.8 vite burg. Ai akuzohet edhe për korrupsion ndaj gjyqtarëve.

Ndërsa Oltion Bistri ka dalë i pafajshëm për akuzën e pastrimit të parave dhe korrupsionit. Ndërsa vendimi për Pëllumb Gjokën dhe Ardit Hasanbegajn do të jepet më 2 dhjetor.

Vendimi

Pëllumb Gjoka- vendimi do jepet më 2 dhjetor pasi avokatët e tij nuk kanë bërë mbrojtjen

Edmond Preka- 10 vite burg, me gjykim shkurtuar zbret në 7 vite, burg i sigurisë së lartë

Behar Brajovic (Bajri)- 13 vite burg, me gjykim shkurtuar zbret në 8.8 vite, burg i sigurisë së lartë

Astmer Bilali- 8 vite e 6 muaj, 5.8 me gjykim të shkurtuar, burg i sigurisë së lartë

Ardit Hasanbegaj- vendimi do jepet më 2 dhjetor pasi avokatët e tij nuk ka bere mbrojtjen

Xhevair Lita- 5 vite burgim, me gjykim shkurtuar zbret në 3.4 vite, shuarje e masës “arrest në burg”, lirim i menjëhershëm për shkak se e ka shlyer dënimin

Oltion Bistri- Shpallet i pafajshëm për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave, fajtor për “zbulim të akteve ose të dhënave sekrete”, dënohet me 2 vite. Shuarje e masës “arrest me burg” dhe lirim të menjëhershëm.

5 Komente

  1. A
    AAA

    TURP. Nje zyrtar i larte i policise qe bashkepunon dhe pasurohet nga KRIMI del i pa fajshem. Drejtesi pleher.

    1. R
      R

      Prit kur ta emeroje Rama Bistrin zvminister.

      1. N
        Neomalësori

        Me gjithë ata dyqane e apartamente bëhet edhe ministër....

      2. a
        aqifi

        ..... ka qene i infiltruar hhhaaaaaa

        1. P
          Pashai

          Ky eshte shteti i te korruptuarve. Drejtesia e re nje deshtim i parashkruar. Shqiperia ska per tu bere kurre nje vende ku munde te rritesh femijet dhe niperit e tu. Une femijet I kam jashte dhe ata nuk kane per tu kthyer kurre ne shqiperi.

          Lini një Përgjigje