Kronike13 Shkurt 2024, 12:22

Vrau veten pasi Altin Çoku i shpërndau fotot intime, flet nëna e 27-vjeçares: Po fshihet e vërteta!

Shkruar nga Pamfleti

Vrau veten pasi Altin Çoku i shpërndau fotot intime, flet nëna

Nëna e 27-vjeçares Sibela Abedini, e cila vrau veten pas publikimit të fotove intime në Tik Tok ka deklaruar se kërkon të zbardhet e vërteta, pasi vajza e saj nuk e bënte kurrë një gjë të tillë.

Ajo tregon se vajza e saj ishte një tip i mbyllur, dhe se herë pas here ka pasur probleme me bashkëshortin, por se gjithçka është zgjidhur dhe ajo e ka falur dhunën për shkak të fëmijës.

Kërkoj të dalë e vërteta. Kurrë nuk e bënte një gjë të tillë. Ajo nuk ka qenë në hotel, ka qenë duke punuar. Ajo nuk dilte, ishte tip i mbyllur. Dilte me motrën ose djalin. Nuk dilte kurrë veten. Nuk e kam pasur vajzën që shkonte nëpër hotele.

Si çdo çift ato kishin probleme, i thash eja qetësohu se keni një fëmijë të vogël. Shkova e mora në Kosovë. Ka qenë xheloze për burrin. I thash ai ka fëmijë me ty. Edhe djali më tha ta marrim motrën të qetësohet.

Më parë kanë pasur konflikte, vajza bëri denoncim, por vajza e Sibelës kërkonte të atin dhe vajza e fali për hir të fëmijës. Edhe bashkëshorti i kërkoi falje”, tha ajo në një rrëfim ekskluziv në emisionin “Me zemër të hapur”.