TAGS-AT E JAVËS

Kronike31 Maj 2023, 20:30

Turistja gjermane u mbyt në kanionin e Langaricës, reagon policia: Bashkëshorti arriti të shpëtonte

Shkruar nga Pamfleti

Turistja gjermane u mbyt në kanionin e Langaricës, reagon policia:

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Përmet, ku një turiste gjermane është mbytur në kanionin e Langaricës.

Policia bën me dije se viktima është një shtetase 62-vjeçare nga Gjermania e cila ka qenë duke vizituar me këmbë kanionin së bashku me bashkëshortin e saj, 72-vjeç. Ky i fundit ka mundur të dalë në breg.

Sakaq, policia ka bërë të mundur nxjerrjen nga uji të trupit të pajetë të gjermanes.

“Rreth orës 18:25, shtetasi gjerman F. W., 72 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja gjermane A. S., 66 vjeçe, kanë qenë duke vizituar me këmbë kanionin e Langaricës, Përmet.

Për shkak të prurjeve të mëdha të ujit, shtetasen A. S. e ka marrë rrjedha dhe për pasojë është mbytur, ndërsa bashkëshorti i saj ka mundur të dalë në breg.

Shërbimet e Policisë dhe ata të zjarrfikëses kanë nxjerrë nga uji trupin e pajetë të shtetases A. S. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia.

 

Lini një Përgjigje