TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Prill 2026, 18:09

Vritet një shqiptar në Greqi, qëllohet me armë brenda stallës

Shkruar nga Pamfleti
Vritet një shqiptar në Greqi, qëllohet me armë brenda
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 42-vjeçar shqiptar u gjet i pajetë në një stallë në Greqi, teksa u qëllua me armë gjahu në kokë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Greqi. Mediat fqinje raportojnë se një shtetas shqiptar është gjetur i pajetë brenda një stalle, në zonën e Burnias, pranë Kalamatës. Dyshohet se shqiptari është vrarë, ndërsa ende nuk dihen detaje lidhur me identitetin e tij.

Sipas të dhënave paraprake, viktima është qëlluar me armë gjahu nga një distancë e afërt, çka forcon dyshimet për një sulm të qëllimshëm.

Mësohet se shqiptari, rreth 42 vjeç punonte në një stallë lopësh në zonë, ndërsa shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet greke.

Një nga pistat që po shqyrtohet lidhet me një person i cili dyshohet se kishte marrëdhënie pune me viktimën, por deri tani nuk ka konfirmime zyrtare. Dëshmitarët në zonë, të pyetur nga "Protothema" pohuan se 42-vjeçari me origjinë shqiptare u vra nga një prej punëtorëve të tij.

Vritet një shqiptar në Greqi, qëllohet me armë brenda
Pamje nga vendngjarja

Viktima është identifikuar si shtetas shqiptar, i cili qëndronte në banesën e një bashkëkombësi në zonë. Trupi i tij u zbulua nga një çift, që njoftoi menjëherë policinë.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur pronari grek i stallës ku punonte viktima, i cili nuk është gjetur në banesë. Nuk dihet ende nëse ai ka lidhje të drejtpërdrejtë me ngjarjen, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të krimit.

Pritet mbërritja e një mjeku ligjor nga Korinthi, i cili do të kryejë ekspertizën për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes.

Vritet një shqiptar në Greqi, qëllohet me armë brenda

Lini një Përgjigje