TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Prill 2026, 14:44

Vrasja e çiftit Mujeci në Lezhë, gjendet një nga makinat e përdorura në atentat 

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e çiftit Mujeci në Lezhë, gjendet një nga
Kreshnik Mujeci

Pas kontrolleve të vazhdueshmetë policisë, është arritur të gjendet një prej makinave të pëdorura nga autorët për vrasjen e çiftit Kreshnik dhe Gentiana Mujeci. Mjeti pa targa tip Golf 5 i përdorur nga qitësit është gjetur i fshehur ne zonën e Torovices.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e së dielës në Balldre të Lezhës, teksa shkaku mësohet të jetë hakmarrja.

Çifti u qëllua me breshëri automatike nga një automjet. Autorët e dyshuar të krimit përdorën dy automjete, një Audi A4 dhe Golf5.

Sipas verifikimeve, njëri prej mjeteve i ka prerë rrugën viktimës, ndërsa më pas dy prej autorëve kanë hapur zjarr me breshëri. Në vendngjarje janë sekuestruar të paktën 40 gëzhoja.

Pas kryerjes së krimit, autorët janë larguar në drejtim të zonës së Torovicës, e cila ofron disa rrugë daljeje drejt Velipojës, Shkodrës dhe Shëngjinit.

Policia arriti të zbulojë vrasjen brenda 24 orësh, por pa mundur të arrestojë autorët e dyshuar apo të sekuestrojë armët e krimit të  në atentat.

Në kërkim janë shpallur Renato Mhillaj 23 vjeç, Adriano Mhillaj 22 vjeç dhe Florin Mhillaj 36 vjeç. Ata janë lidhje e afërt e Genc Mhillajt, i ekzekutuar në vitin 2016, dhe për të cilin fillimisht u dyshua si i përfshirë në vrasje Kreshnik Mujeci. Ky i fundit, bashkë me dy persona të tjerë, u arrestuan në atë kohë për vrasjen e Genc Mhillajt, por më pas Kreshnik Mujeci u shpall i pafajshëm.

vrasja e ciftit mujeci

Lini një Përgjigje