Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për këngën “Zjerm” duke dërguar një SMS në numrin 54345, me kodin përkatës të këngës shqiptare
Shkodra Elektronike ka ndezur skenën e Eurovision 2025.
Kënga 'Zjerm' ka qenë performanca e fundit e cila ngriti në këmbë publikun dhe dhuroi emocione të papërshkrueshme për shqiptarët dhe jo vetëm.
Kënga ‘Zjerm’, u kualifikua në finale pas një performance spektakolare në gjysmëfinalen e parë në Bazel. Me një përzierje unike të ritmeve elektronike dhe motiveve të folklorit shqiptar, “Zjerm” që ka ngjallur interes të madh në rrjetet sociale dhe te dashamirët e muzikës evropiane dhe jo vetëm.
Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit mund të votojnë për këngën “Zjerm” duke dërguar një SMS në numrin 54345, me kodin përkatës të këngës shqiptare.
Ashtu siç e do tradita, finalja nisi me paradën e madhe të 26 artistëve me flamujt e vendeve të tyre, të cilët do të garojnë këtë mbrëmje.
Dyshes së moderatorëve, Hancel Bruger dhe Sandra Shtuder, në finale u është bashkuar edhe ylli i spektakleve italiane, Michelle Hunziker.
Më herët edhe drejtori artistik i këtij edicioni, Christer Bjorkman, e quajti “Zjerm”-in një himn të muzikës dhe klasit, duke treguar se zgjedhja për ta vendosur në fund të natës nuk ishte rastësi, por një kulm i merituar.
Lini një Përgjigje