TAGS-AT E JAVËS

Kulture 9 Mars 2026, 13:55

Gëzim Nika sjell ‘zanin e bjeshkëve’ në TKOBAP

Shkruar nga Pamfleti

Gëzim Nika sjell ‘zanin e bjeshkëve’ në TKOBAP

Këngëtari i njohur shqiptar Gëzim Nika do të prezantojë për herë të parë koncertin-recital “Me zanin e bjeshkëve” më 12 mars në Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Një mbrëmje e veçantë e dedikuar pasurisë së këngës popullore shqiptare do të sjellë në skenë emocionin dhe fuqinë e traditës përmes zërit të Gëzim Nikës, i shoqëruar nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore. Koncerti do të pasqyrojë jehonën e bjeshkëve, tingujt autentikë të folklorit dhe energjinë e gjallë të muzikës shqiptare.

Ngjarja do të pasurohet edhe nga prezenca e artistëve të njohur shqiptarë, Aurela Gaçe, Eli Fara, Fatmira Breçani dhe Aranit Hoxha, të cilët do t’i japin koncertit një dimension edhe më festiv dhe të paharrueshëm për publikun.

Ngjarja do të zhvillohet më 12 mars, duke filluar në orën 19:00. Të pranishmit do të kenë mundësinë të përjetojnë një mbrëmje ku tradita shqiptare dhe vokali i fuqishëm i Gëzim Nikës bashkohen në një interpretim të jashtëzakonshëm.

 

gezim nika me zanin e bjeshkeve

Lini një Përgjigje