
Aktori George Raymond (Ray) Stevenson, i njohur për filmat “King Arthur” dhe “Punisher”, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare, sipas deklaratës së menaxherit të tij.
Mbi vdekjen e aktorit nuk janë dhënë detaje të mëtejshme, por mësohet se aktori britanik dha frymën e fundit të dielën, katër ditë para se të festonte ditëlindjen.
Stevenson ka luajtur gjithashtu në disa seri televizive duke përfshirë serialin BBC/HBO ‘Rome’ si dhe një seri spin-off për ekskluzivitetin ‘Star Wars’.
Ai luajti në filmat ” Thor ” si “Volstagg”. Natyrisht, ai kishte bërë edhe paraqitje të tjera në “GI Joe: Retaliation”, “Divergent”, “The Divergent Series: Insurgent” dhe “The Divergent Series: Allegient”.