Kulture12 Maj 2023, 11:15

‘The Times’ kritikon Shqipërinë në Eurovision, e akuzon për imitim në versionin ballkanas

Shkruar nga Pamfleti

‘The Times’ kritikon Shqipërinë në Eurovision, e

Megjithëse Shqipëria ishte e para që u kualifikua në finalen e “Eurovision”, kënga jonë nuk ka fituar simpatinë e të përditshmes britanike “The Times”.

Ajo e ka vlerësuar interpretimin si një version ballkanik i “Phantom of the Opera” të Andrew Lloyd Webber, duke shpjeguar se është versioni i shëmtuar i saj.

“Vajtim mistik, kambana kishe, mendoni një interpretim ballkanik të “Phantom of the Opera” të Andrew Lloyd Webber. Por jo në një mënyrë të mirë”, shkruan The Times.

E përditshmja e ka vlerësuar këngën dhe performancën me 2 yje nga 5 të mundshmet, megjithatë “Duje” e Albina Kelmendit dhe familjes mori votat maksimale nga juria dhe publiku, duke kaluar kështu në finale.

‘The Times’ kritikon Shqipërinë në Eurovision, e

the times imitim duje eurovision