
Gjithçka është gati për ‘Eurovision 2023’, eventin më të njohur të këngës në Europë, i cili nis sonte, ndërsa po zhvillohen edhe provat finale.
Edicioni i sivjetshëm do të mbahet në Liverpool Arena, në Mbretërinë e Bashkuar.
Shqipëria përfaqësohet nga Albina Kelmendi me familjen e saj, me këngën “Duje”.
Ata do të përformojnë në natën e dytë të gjysmëfinales, 11 maj, ndërsa performanca do të jetë e 9-ta në radhë.

Lini një Përgjigje