Kulture11 Maj 2023, 22:15

Albina dhe Familja Kelmendi shkëlqejnë në Eurovizion, elektrizojnë skenën (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Albina dhe Familja Kelmendi shkëlqejnë në Eurovizion,

Albina dhe Familja Kelmendi dhuruan shumë energji dhe adrenalinë me këngën e tyre ‘Duje’ në gjuhën shqipe, e cila ndezi skenën M&S Bank Arena në Liverpool.

Skenografia dhe veshjet e këngëtarëve ishin një detaj shumë  i veçantë dhe i kombinuar në mënyrë perfekte për të përfaqësuar denjësisht Shqipërinë dhe traditën në festivalin më të madh evropian Eurovision 2023.

Këngëtarja Albina dhe Familja Kelmendi kanë zgjedhur ngjyrat e kombit që përfaqësojnë për ti shpalosur në Eurovision 2023 që përveç mesazhit të këngës për një familje të bashkuar treguan dhe dashurinë për vendin e tyre. Të gjithë personat nga jashtë vendit kanë të drejtën të votojnë dhe shpresojmë që përfaqësuesit e vendin tonë të prekin finalen.

kelmendi eurovizion