
HYGO Viktor (1802-1885) një ndër shkrimtarët më të shquar, të letërsisë franceze themeluesi dhe përfaqësuesi më i madh i romantizmit përparimtar
* Hygoi i vogël kishte pasion të madh për punime marangozi. Ai dhe vëllai i tij kishin për të luajtur një dhomë të madhe në katin përdhes të shtëpisë ku banonin. Atje të dy vëllezërit imitonin fushatat dhe betejat e mëdha që bëheshin në atë kohë në Franeë nën udhëheqjen e Napoleonit. Viktori mendoi të ndërtonte një kala. Pasi gjeti disa arka të vjetra, i shqepi dhe me to ndërtoi një kala të mrekullueshme me kulla vrojtimi, fortifikime dhe ura.Edhe më vonë kur ishte plak, gjatë mërgimit të tij në Xhersi kënaqej shumë kur gjente ndonjë mobilje të vjetër. Atë e prishte dhe ndërtonte diçka tjetër të re me pjesët e saj.
* Viktor Hygoi nisi shumë shpejt të shkruajë vjersha, qysh kur ishte në kolegj. Kujdestari i konviktit e kishte ndaluar të shkruante. Një ditë e thirri në zyrën e tij dhe e qortoi sepse kishte gjetur në raftin e tij disa faqe të mbushura me vjersha.
– E di që të kam ndaluar, – tha rreptë.
– Edhe unë të kam dhënë leje, – i tha djaloshi, – që të rrëmosh në raftin tim, prandaj jemi barabar.
* Një fëmijë u paraqit te botuesi me një vëllim me vjersha. Botuesi i pa vjershat dhe nuk kishte asnjë dëshirë që t’i botonte.
– E keni gabim, – u përgjigj me krenari djaloshi, – unë do të kisha bërë me ju një kotratë ku do të siguroja pronësinë letrare për të gjitha veprat e mia të ardhshme. Kështu juve ju iku fati nga dora.
Botuesi qeshi me ironi, ndërsa djaloshi me dorëshkrimin në xhep doli i vrenjtur.
Ky fëmijë ishte Viktor Hygoi.
* Viktor Hygoi pati pjekuri të habitshme. Shatobriani e quajti “një djalosh madhështor”.
Kur u bë burrë, djaloshi madhështor i gjeti veprat, për të cilat i kishin bërë aq laude, i mblodhi me kujdes të gjitha fletët e shpërndara, i lidhi në një fletore dhe shkroi përsipër: “Budallallëqe që shkrova para se të lindja”.
* Familjet Hygo dhe Fushe kishin miqësi prej shumë kohësh. Kur Fushe mori vesh se Viktori i ri ishte dashuruar me të bijën Adelën nuk e pranoi më Viktorin në shtëpi. Të dy të dashuruarit për shumë kohë nuk u panë. Ndërkohë Viktoriti vdiq e ëma. Dëshpërimi i Viktorit të ri ishte i madh. Ai kishte nevojë për ngushëllim. Atëherë thoshte me vete:
– Ah, sikur të takohesha me Adelën dhe të qaja bashkë me të. I dëshpëruar shkoi në Paris përpara oborrit të shtëpisë së Fushesë. Ngurroi një çast, pastaj mori zemër dhe arriti deri te porta e shtëpisë së Adelës. Ishte 29 qershori, festa e familjes së Fusheve. Për këtë ditë ishte organizuar një mbrëmje familjare. Viktori i vetëm në errësirë ndenji gjatë duke vështruar përmes xhamave të dritares gëzimin e të tjerëve. Zemra iu copëtua kur pa Adelën me të bardha e me lule në flokë duke vallëzuar. Një ditë më pas Adela ishte në kopsht. Vuri re që po vinte drejt saj Viktor Hygoi i zbehur dhe i ndërruar në fytyrë.
– Çfarë ka ndodhur pra? – thirri Adela. – Nëna ime vdiq dhe e varrosa dje!
– Dje? Dhe dje unë vallëzova!
* Viktor Hygoi shkruante me lehtësi të jashtëzakonshme vjersha. Shpesh dha prova të shkëlqyera për prirjet e tij.
Thuhej madje se ai lodhej po të fliste në prozë.
* Kur do të shfagej “Hermani” klasicistët ishin krejt të shgetësuar. Quhej skandal i madh se si mund të flisje për vargje tragjike, për fshesa, dollapë dhe për gjëra të tjera si këto pa pikë poezie. Zemërimin e tyre e mori vesh edhe mbreti Karli X sepse po ndërhynin për ta ndaluar shfagjen. Mbreti me buzëgeshje u tha:
– Për tragjedinë unë nuk kam tjetër veçse vendin tim si shikues në plate!
* Viktor Hygonë e pyetën:
– Si është e mundur, që ju, një republikan i flaktë, keni pranuar kryqin e mbretit?
– Sepse ai më shërben shumë për të më dhënë vende të mira kur udhëtoj me tren, – tha poeti.
* Kur e çuan në mërgim, i biri e pyeti: – Çfarë mendon për këtë mërgim?
– Që do të jetë i gjatë, – tha poeti. – E ç’mendon të bësh?
– Do të sodit oqeanin.
– Ndërsa unë do të përkthej Shekspirin.
I biri e mbajti fjalën. Viktor Hygoi për fat të mirë nuk e mbajti të tijën: Gjatë kohës së mërgimit shkroi disa nga veprat e tij më të mira.
* – Hygo nuk deshi të përfitonte nga amnistitë e Napoleonit për të mërguarit. Ai thosh:
– Do të kthehem në Francë kur atje të kthehet drejtësia. Mërgimi i tij zgjati njëzet vjet.
* Kur e përfundoi romanin e tij “Të mjerët” priti për vizitë një mikun e tij. Me të foli gjatë për këtë roman të famshëm.
– Dantja, – i tha ndër të tjera Hygoi, – ka bërë një ferr nëpërmjet poezisë, kurse unë jam përpjekur ta bëj nëpërmjet realitetit.
* Të rinjtë intelektualë të Parisit ishin përkrahës të Hygoit kur ishte në mërgim. Në atë kohë u formua një grup që kryesohej prej Anatol Francit. Ky i dërgoi Hygoit një letër të bukur dhe priste përgjigje prej tij që t’a botonte si hyrje në një libër për lëvizjen përparimtare. Nga mërgimi erdhi kjo përgjigje:
“Djema, unë jam e kaluara dhe ju jeni e ardhmja; unë jam gjethja dhe ju jeni pylli; unë jam një kandil dhe ju jeni rrezet e diellit, unë jam një ka dhe ju jeni “mbreti i mrekullive; unë jam një rrëke dhe ju jeni një oqean etj, etj.
Kështu Hygoi mbushi katër fage. Të rinjtë e Parisit menduan se kjo letër do të ishte ndonjë mashtrim i tjetërkujt dhe nuk e botuan. Më vonë u mësua se ajo letër ishte shkruar nga dora e Hygoit.
* Hygoi mori një ditë një letër me këtë adresë: “Poetit më të madh të Francës. Ai pa e hapur ia dërgoi Lamartinit, i cili ia ktheu përsëri Hygoit. Shumë ecejake bëri kjo letër. Më në fund njeri prej tyre e hapi. Për çudi ajo letër i drejtohej Demysesë.
* Viktor Hygoi e priti me padurim vlerësimin e opinionit publik për veprën “Të mjerët”. Ai i dërgoi botuesit një letër ku i kishte vënë këtë shënim: “?”. Dhe botuesi për t’i thënë se libri kishte pasur sukses, iu përgjigj me të njëjtën mënyrë: “!”.
* Viktor Hygoi dashuroi një aktore, e cila përkundrazi donte të birin e tij. Sharlin. Sharli kthehej vonë natën në shtëpi. I ati si dënim kishte urdhëruar ta linin pa kotoletë në darkë. Një ditë Viktor Hygoi i shkroi aktores një biletë ku thuhej;”Do të jap gjithçka që të më kërkosh. Ç’farë duhej të bëj unë për ty moj grua mizore?”Aktorja ia ktheu biletën me këtë shënim: “Jepjani kotoletën!”.
* Hygoi ishte kundërshtar i dënimit me vdekje. Një mik i tha:
– PO sikur një katil të vriste dy nipat e tu, që ju i adhuroni dhe sikur të bënit pjesë në juritë e gjyqit, a do ta dënonit me vdekje vrasësin/! Si do të bënit ndryshe?
– Do të vdisja, – i tha me krenari Hygoi.
* Viktor Hygoi i ri qe ftuar për drekë në shtëpinë e Sharl Nodierit. Viktori hëngri me aq oreks në këtë drekë, sa që e zonja e shtëpisë e pagëzoi. Hygoi i tha si pa të keq:
– Oh zonjë, këtë herë isha pak i drojtur, por do të shohësh se do të ha akoma më shumë kur do të njihemi më mirë.
* – Pas botimit të veprës “Të mjerët”, Kesleri, admirues i shkrimtarit diskutoi me Hygoin për romanin e ri.
Autori qeshi me fantazimet e Keslerit dhe pohoi se asgjë nga ato që thoshte ai nuk i kishte shkuar kurrë në mendje.
Më në fund Kesleri thirri i zemëruar:
– Hygo, ju nuk kuptoni asgjë nga ai libër!
* Viktor Hygoi nuk kishte asnjë pasion për muzikën. Kur një pianist i ri luajti shumë mirë disa pjesë prej autorëve të mëdhenj, e zonja e shtëpisë iu lut poetit që të thoshte ndonjë fjalë të mirë për të. Viktnr Hygoi, i bindur se po bënte maksimumin e mundshëm për ta lavdëruar i tha:
– Të lumte, të lumtë djalosh, por nuk ka nevojë të filloni përsëri.
* Kur i thanë Hygoit se ishte sëmurë nga zemra, ai u përgjigj: – Atë do ta shohim!
Atëherë nisi të bënte vrapime me kalë gjatë bregut të detit.
– Po të kem fillimin e sëmundjes së zemrës, – thoshte ai, – do ta lë të shkojë deri në fund në rrugën që ka nisur. Mirëpo nuk ndodhi asgjë, sepse Hygoi në të vërtetë ishte shumë mirë.
* Viktor Hygoi këmbëngulte shumë në misionin e tij prej novatori. Një herë, duke folur me dikë për Rasinin, tha këto fjalë:
– Njeri i madh ky Rasini, në qoftë se nuk do të kishte shkruar tragjedi.
* Kanë thënë se Viktnr Hygoi ishte dorështrënguar. Janë dhënë edhe prova të kundërta për të. Një poet të varfër, Hygoi e ftonte darkave për të luajtur me letra në shtëpinë e tij. Dhë lojën e bënte në mënyrë të tillë që të fitonte gjithnjë miku i tij. Ai asnjëherë nuk mundi të kuptojë se si fitonte gjithnjë me Hygoin.
* Një punëtor me emrin Mazhenie vajti te Hygoi së bashku me një shokun e tij. Viktor Hygoi nuk donte t’i priste, por Mazhenie i shkroi në kartëvizitën e tij në vend të emrit fjalët: “Proletarët e Francës”. Atëherë Hygoi i priti menjëherë dhe bisedoi miqësisht me të dy punëtorët. Kur në dhomë u futën dy fëmijë, nipi dhe mbesa e Hygoit, ai, duke i treguar Mazhenienë, i tha vajzës:
– E sheh këtë njeri? Ky është Franca, hidhu dhe përqafoje. Fëmija vrapoi në drejtim të punëtorit dhe u ul për ta puthur, por më parë kërkoi ta shikonte mirë.
– Ah, – ia bëri ajo – pra qenke ti Franca? Franca nuk qenka shumë e bukur, përse gjyshi do që unë të të puth?
Vajza e puthi Mazhenienë i cili nga ajo ditë u bë hygojan i vendosur.
* Viktor Hygoi kishte një berber shumë supersticioz dhe llafazan.Një ditë u shfaq një kometë dhe u hap fjala se ajo shënonte fundin e botës.
Berberi i tha Viktor Hygoit kur po e rruante:
– Ah sa e tmerrshme është. Thonë se ditën e dytë të janarit do të ngordhin të gjitha kafshët dhe ditën e katërt gjithë njerëzit.
– Fatkeqësi e madhe me të vërtetë, – u përgjigj Viktor Hygoi. Po kush do të më rruajë mua ditën e tretë?