
Kryedemokrati Sali Berisha në fjalën e tij në foltoren e PD para Kryeministrisë u zotua se nuk do braktisë tubimet deri në largimin e Edi Ramës.
Po ashtu Berisha përgëzoi Adriatik Lapaj për protestën që po mban prej ditës para godinës së Kryeministrisë, ku tha se Rama ka frikë dhe prandaj i heqin çadrat dhe ujin.
Berisha: Sonte ne mblidhemi, për të shpallur para jush këtu për të shpallur para mbarë shqiptarëve, se PD nis betejën e saj përfundimtare për fitoren e opozitës për fitoren e shqiptarëve. Miqtë e mi, parafolësit këtu theksuan se Edi Rama është një hajdut i papërmbajtur. Por në të gjitha ligësitë e njeriut, ajo që shteron guximin më shumë është vjedhja. Ndaj dhe Edi Rama është frikacaku më i madh që ka njohur Shqipëria në atë hajdut.
Çdo natë shikon se ç’bën me Lapaj, në protestën më qytetare civile. Me disa karrige aty proteston në emër të çdo qytetari. Çdo ditë me orë të tëra policia banditët, ia heqin çadrat, tavolinë, ujin me akte bandideske. Se është kryefrikacaku i kombit. Dhe u garantoj unë ju, se ai është aty vjedh, shqiptarët ditë e natë, e the bukur Gëzimi, ai s’ngopet kurrë, bën të gjitha këto vetëm për shkak tonë. Se e lejojmë ne. E lejojmë ne. U jap fjalën e nderit se kur ta zëmë këtë shesh me betimin se nuk e lëshojmë pa largimin e tij ai do ja mbathë. Po po miq. Dua të them këtu koha ka kaluar, vijmë më të vendosur se kurrë.

Deputetja demokrate, Albana Vokshi denoncoi sot në foltoren e 5-të para Kryeministrisë problemet e thella të shtetit shqiptar, duke përfshirë lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar dhe drogën.
Po ashtu ajo vuri në dukje miratimin e rezolutave ndërkombëtare që paralajmërojnë rreziqet për sigurinë europiane.
Vokshi foli edhe për suksesin e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, në zgjedhjen e tij si zëvendës-president i Centrist Democrat International (CDI) në Sao Paolo, Brazil.
Vokshi: Tashmë është e qartë për të gjithë faktorin ndërkombëtar. Propaganda dhe paratë e korrupsionit nuk e fshehin më realitetin e Shqipërisë nën regjimin autokratik të Edi Ramës.
Ky realitet po njihet çdo ditë, po denoncohet hapur në çdo forum, në çdo konferencë apo takim ndërkombëtar. Sot dua të ndaj me ju disa prej ngjarjeve më të rëndësishme të vetëm tre javëve të fundit në marrëdhëniet e Partisë Demokratike dhe Frontit Opozitar me faktorin ndërkombëtar.
Dua ta nis në 22 nëntor, në Sao Paulo të Brazilit.
Kryetari i Partisë Demokratike, profesor doktor Sali Berisha, zgjidhet në postin e lartë të zëvendës presidentit të CDI-së, Centrist Democrat International, me votë unanime. Dhe se u zgjodh, sepse u vlerësua roli i tij historik që nga rrëzimi i komunizmit. Me motivacionin, dhe unë dua t'ju lexoj dhe motivacionin pse u propozua dhe pse u zgjodh zoti Berisha.
Profesor doktor Sali Berisha ka qenë një nga arkitektët historikë të lirisë dhe transformimit demokratik të Shqipërisë. Nga roli i tij i guximshëm për rënien paqësore të komunizmit në vitin 1990, deri tek udhëheqja e tij e palodhur si president dhe kryeministër.
Ai i ka kushtuar jetën ndërtimit të institucioneve demokratike, mbrojtjes së pluralizmit politik dhe avancimit të integrimit të Shqipërisë në NATO dhe Bashkimin Europian. Gjatë më shumë se tre dekadave, vazhdon motivacioni, për shërbimi publik i profesor doktor Sali Berisha është quajtur si mbrojtës i qëndrueshëm i demokracisë, të drejtave të njeriut, vlerave europiane në Ballkan.
Guximi i tij moral, vizioni dhe përkushtimi i përjetshëm ndaj lirisë vazhdojnë të frymëzojnë demokratët në të gjithë rajonin dhe më gjerë. Gjithashtu, në asamblenë politike të CDI-së u miratua unanimisht një rezolutë e rëndësishme për Shqipërinë, që konstaton: zgjedhjet e 11 majit nuk ishin as të lira, as të ndershme, ishin farsë elektorale.
Rezoluta denoncon shkrirjen shtet-parti-krim, drejtësinë selektive dhe keqpërdorimin e saj si mjet kundër opozitës dhe liderëve të opozitës edhe në vitin zgjedhor. Rezoluta paralajmëron rrezikun që narko-shteti shqiptar paraqet për sigurinë europiane.
Partia Popullore Europiane, e cila është anëtare e CDI-së, jo vetëm e votoi dhe e miratoi këtë rezolutë, por edhe me anë të sekretares së përgjithshme të PPE-së, zyrtarisht theksoi faktin që një ndër katër pikat e fokusit të PPE-së në vijim do jetë dhe Shqipëria. Çfarë tha zonja Monserrat? PPE insiston që anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian të kushtëzohet me ndalimin e rrëshqitjes demokratike dhe kapjes së mediave dhe drejtësisë, të kryera nga lidershipi i lidhur me trafikun e drogës, krimin e organizuar dhe pastrimin e parave.
Kurrë ndonjëherë faktori ndërkombëtar, institucione të rëndësishme si CDI-ja, PPE-ja, kanë theksuar këtë narko-shtet të lidhur, që ka bërë pakt me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës. Qëndrimi i PPE-së përbën sinjal të qartë politik në drejtim të institucioneve europiane dhe autoriteteve shqiptare, duke nënvizuar rëndësinë e rikthimit në standartet e shtetit të së drejtës.
Në Kopenhagen, në takimin e komisioneve të jashtme me datë 1 dhjetor, kam, kam informuar të gjitha këto komisioneve të vendeve anëtare dhe kandidate që Shqipëria duhet të bëhet një vend si Danimarka, me liri dhe pa korrupsion, vetëm përmes shtetit të së drejtës, zgjedhjeve të lira, drejtësisë së pavarur, institucioneve funksionale.
Në Uashington, 2 deri në 5 dhjetor, IDU, një tjetër formacion politik me dhjetëra parti të qendrës së djathtë dhe të djathta, kanë votuar në mënyrë unanime një tjetër rezolutë të rëndësishme për situatën në Shqipëri.’, tha deputetja Albana Vokshi gjatë fjalës së saj.

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka folur në protestën e thirrur nga PD para Kryeministrisë.
Para nisjes së protestës së PD, policia ka spostuar Adriatik Lapajn dhe aktivistët e “Shqipëria Bëhet” nga Kryeministria tek kryesia e Kuvendit, për t’i lënë vend simpatizantëve të opozitës.
Ajo u shpreh mbështeste për protestën e “Shqipëria Bëhet” dhe dënon dhunën ndaj aktivistëve, pasi sipas saj sheshi është i të gjithëve dhe vetëm nëse shqiptarët bashkohen mund të rrëzojnë këtë qeveri.
“Keni zgjedhur të qëndroni, keni zgjedhur të protestoni e të flisni në emër të shqiptarëve ë protestojnë çdo ditë për gjendjen e tyre por nuk kanë gjetur kurajën të na bashkohen. Mbështes edhe protestën e Shqipëria Bëhet dhe dënoj dhunën e policisë sepse sheshi është i të gjithëve”, tha ajo.
Zhupa ka folur edhe për kushtet e vështira ekonomike me të cilat përballen familjet shqiptare, ndërsa komentoi ligjet dhe Buxhetin që kalojnë në Kuvend nga mazhoranca.
Në protestën e Sali Berishës para Kryeministrisë ka marrë pjesë edhe Argita Berisha.
Ajo u shfaq mes militantëve të cilët po mblidhen për herën e pestë në foltoren e PD.
Deputetja Albana Vokshi është e para që mori fjalën, e cila theksoi se PD dhe kreu i saj Sali Berisha ka gjetur mbështetje nga ndërkombëtarët.
Sipas saj është e qartë që propaganda dhe paratë e korrupsionit nuk e fshehin dot më realitetin. Ajo ka ndarë disa nga ngjarjet më të rëndësishme sa i përket takimeve të PD me ndërkombëtarët.
Kjo është protesta e pestë që bëhet para Kryeministrisë, me të cilën Berisha kërkon që të rrëzojë qeverinë.
Ka nisur Foltorja e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë. Ai është shoqëruar nga deputetët e PD si Agron Gjekmarkaj, Luan Baçi, Luçiano Boçi, Flamur Noka. Elda Hoti dhe demokrati Belind Këlliçi. Të pranishëm janë gjithashtu Ivi Kaso, Enno Bozdo dhe Floriana Garo.
Deputetja Albana Vokshi është e para që mori fjalën, e cila theksoi se PD dhe kreu i saj Sali Berisha ka gjetur mbështetje nga ndërkombëtarët.
Sipas saj është e qartë që propaganda dhe paratë e korrupsionit nuk e fshehin dot më realitetin. Ajo ka ndarë disa nga ngjarjet më të rëndësishme sa i përket takimeve të PD me ndërkombëtarët.
Kjo është protesta e pestë që bëhet para Kryeministrisë, me të cilën Berisha kërkon që të rrëzojë qeverinë.
Në protestë u pa gjithashtu edhe vajza e Berishës, Argita Malltezi, e cila nuk nguroi të takonte protestuesit.
Lini një Përgjigje