
Të shohim, në cilët troje shtetërore pranë institucineve të Tiranës, do ndërtohen kulla të tjera, duke përdorur korporatën e investimeve, maskën e grabitjes së pasurive të mbetuara...
Pas Komitetit të Investimeve Strategjike, me të cilin u grabitën dhe u dhuruan toka bregdetare e plazhe, kryeministri Edi Rama ka vënë në lëvizje Korporatën e Investimeve, të drejtuar nga ish-këshilltarja e tij Elira Kokona, për të grabitur dhe dhuruar për kulla truallin e institucioneve publike në Tiranë, Durrës, Vlorë e më tej.
Një nga këto projekte është edhe sipërfaqja e lirë pranë zyrave qendrore të Kadastrës në Tiranë. Me një njoftim të datës 24 shtator 2025, Korporata e Investimeve u ka bërë thirrje ndërtuesve të marrin pjesë në projektin me objekt: “Ndërtimi dhe menaxhimi i godinës qendrore të Kadastrës, nëpërmjet sipërmarrjes private Lift Tower”.

Ky është rishpallja e katërt brenda një viti. Në nëntor 2024, janar 2025 dhe maj 2025 u paraqitën oferta nga kompani si “Edil Al-It”, “DK Construction ONE Corp” dhe “Alko Impex”, por të tria procedurat u anuluan me urdhër të Ramës, nën pretekstin e “ofertave të pa leverdishme”.
Çfarë fshihet pas projektit “Lift Tower”
Pas projektit të “rijetëzimit” të godinës së Kadastrës, fshihet dhurimi i truallit prej 2.300 m² për ndërtimin e një kulle të trefishtë me 40 kate mbi tokë dhe 7 kate nëntokë.
Kulla do të jetë multifunksionale: zyra, ambiente tregtare, hotel, rezidencë studentore, apartamente dhe parkime. Në këtë “partneritet shtet-privat”, shteti kërkon vetëm 45% të sipërfaqes, si kompensim për godinën e re të Kadastrës.
Për të favorizuar ndërtuesit e përzgjedhur, projekti është ndarë në dy pjesë:
1. “Zhvillimi dhe menaxhimi i godinës shtetërore”
2. “Shfrytëzimi i sipërfaqes së lirë për ndërtimin e kullave”.
Qeveria e justifikon këtë pazar me “emergjencën për të rehabilituar godinën e amortizuar të Kadastrës dhe modernizimin e pamjes së Tiranës”.
Arkitektët e preferuar të Ramës
Pas tre ankandeve të dështuara, kërkohet një investitor që të pranojë “pazarin e dardhave”. Për projektin janë angazhuar studio të huaja arkitekturore si “Baukuh Studio Associato”, “Muoto” dhe “Sam Chermayeff Office”, të përzgjedhura personalisht nga Rama.
Mbetet për t’u parë se cilat troje shtetërore do të përfundojnë më pas në “listën e kuqe”, për t’u kthyer në kulla nga Korporata e Investimeve, maska e re për grabitjen e pasurive publike./Pamfleti
Kreu i qeverisë Edi Rama ka njoftuar sot në një konferencë për mediat masat e reja ligjore që lidhen me lejet e ndërtimit, të cilat janë të gjitha në fuqi prej tani.
Rama ka paralajmëruar edhe punonjësit shtetëror që shkelin ligjin dhe bëjnë korrupsion, por edhe drejtuesit e bashkive të vendit.
“Shpenzimet e prishjes dhe pastrimit do ti ngarkohen fajtorit. Masa tjetër për mosveprimin e autoriteteve, pra heshtja e tyre, ku njoftimi duhet t’i dorëzohet ndërtuesit 15 ditë më para, të gjitha këto raste do shoqërohen me sanksione, për kryetarin e bashkisë. Që t’i të presësh që të të thonë hajde paguaj taksën ose të luash me sy me autoritetin, është e pafalshme’, tha Rama.

Çdo punonjës shteti që kapet me ndërtime pa leje nuk do të lejohet të punojë në shtet për 7 vjet. Masa ekstreme është bërë e ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili në një konferencë për shtyp, në krah të ministrave të Punëve të Brendshëm dhe të Drejtësisë, ka publikuar masat e reja për mbrojtjen e territorit.
Rama nuk ka kursyer ironitë edhe me kreun e PD Sali Berisha, për të cilin tha se në kohën kur ishte Kryeministër e deklaronte Bathoren si mrekullinë e 8-të të botës, pasi ishte ndërtuar i gjithi pa leje.
“Sporti i ndërtimeve pa leje është zhvilluar si sport kombëtar, është nxitur dhe nga lart, ishte dikush para meje që Bathoren e quante mrekullinë e 8-të të botës sepse e quante i vetmi qytet në botë i ndërtuar i gjithi pa leje.
Globi nuk ka 7 mrekulli për 8. Edhe punonjësit e shtetit janë marrë me ndërtime pa leje.
Në rast se kjo konstatohet, do të ndalohet të punojnë në shtet për 7 vite që nga momenti që do t’i njoftohet masa”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama thotë se ndërtuesit nuk do të lejohen të bëjnë çfarë të duan me fasadat e pallateve, duke paralajmëruar se do të shkohet deri në konfiskim.
Rama tha se deri më tani Qeveria nuk është lejuar të marrë masa ekstreme për ndërtuesit, pasi kanë përdorur njerëzit si Hamasi, duke i futur nëpër banesa pa mbaruar punimet e pa hipoteka.
“Rritja e rolit të Policisë së Shtetit, për kontrollin dhe monitorimin e territorit. Forcohet me instrumentë të rinj ligjor dhe u jepet mundësia edhe pushtetit vendor që të ketë një ndërveprim të menjëhershëm me policinë e shtetit lidhur me këtë problematikë.
Ka parashikim të reja për moszbatimin e fasadave sipas projekteve. Në Shqipëri operon grupi më i madh i arkitektëve ndërkombëtarë në të njëjtin vend dhe janë rreth 200 arkitektë ndërkombëtarë që janë të përshirë nëpër projekte në Shqipëri dhe një pjesë jo e vogël e tyre janë emrat më të mëdhenj në botë. Ndërtuesi bën ca të dojë me fasadën.
Fasada është drejta e çdo kujt që nuk banon në atë godinë për të pasur prezantime estetike aty ku jeton. Edhe për fasadën, siç thonë dhe legjislacione të tjera, mund të shkohet deri në konfiskim.
Deri sot na i kanë bërë të vështira shumë gjëra, se kanë përdorur njerëzit si puna Hamasit për të mbrojtur vetën, i kanë futur njerëzit pa certifikatë përdorimi, pa mbaruar punimet, pa vënë ashensorët, etj etj.
Dhe e kanë bërë të pamundur që të ndërmerren masat ekstreme, se ca do konfiskosh aty, kur njerëzit janë brenda, si do ta bllokosh më tej.
Ndryshimi thelbësor që bëjmë me këto ndërhyrje, që s’ka më ujë e drita pa marrë certifikatën. S’ka më që tjetër leje merr e tjetër leje zbaton. Deri për fasadën do shkohet deri në konfiskim”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka shpallur masa të reja të forta për kontrollin e territorit dhe disiplinimin e sektorit të ndërtimit, duke paralajmëruar krijimin e një liste të zezë për të gjithë shkelësit e ligjit në këtë fushë.
“Një tjetër masë është krijimi i një liste të zezë dhe ndalimi për të aplikuar për leje ndërtimi i shkelësve të lejeve të ndërtimit, jo vetëm i kompanive, por edhe i individëve. Në këtë listë do të përfshihen zhvilluesit, shoqëritë, administratorët, ortakët dhe pronarët përfitues që kanë shkelur ligjin. Ata do të përjashtohen nga marrja e lejeve për një periudhë 5-vjeçare,” deklaroi Rama.
Lista e zezë do të jetë publike dhe e aksesueshme nga të gjithë, ndërsa shkeljet nuk do të kufizohen vetëm në ndërtime pa leje, por edhe në ndryshime minimale të projekteve të miratuara.
“Edhe një ndryshim i thjeshtë në fasadë, i bërë pa autorizim, përbën shkelje që ndëshkohet me gjobë dhe fut menjëherë subjektin në listën e zezë,” theksoi kreu i qeverisë.
Një penalitet i rëndësishëm prek edhe arkitektët, nëse ata përfshihen në shkelje, u hiqet licenca për pesë vite dhe u ndalohet ushtrimi i profesionit.
Rama paralajmëron ndalimin e ndryshimeve të paautorizuara të aktivitetit në objekte, duke theksuar se çdo biznes duhet të operojë me leje të posaçme dhe pa cënuar jetesën e komunitetit përreth.
Që do të thotë se biznese që shkaktojnë zhurma dhe shqetësojnë banorët, nuk do vendosen në pallatet me apartamente banimi.
“Nga ana tjetër, kemi marrë një tjetër masë, dhe këto janë të gjitha masa në fuqi, që është ndalimi i ndryshimit të një aktiviteti të një objekti, pa marrë lejen përkatëse.
Janë të panumërta shembujt e familjeve që kanë një furrë buke dhe dhoma e gjumit u bie mbi furrë në katin poshtë, ose kanë një zdrukthëtari që sharron me sharrë, por nuk është fare i presupozuar ta zhvillojë aktivitetin aty ku ka një komunitet familjesh dhe apartamentesh. Është e mundur të ketë aktivitete të caktuara, por e para, duhen me leje dhe, e dyta, të jenë pjesë e një kategorie të caktuar që nuk trondit dhe shqetëson gjithë të tjerët.”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama po prezanton masat për forcimin e kontrollit të territorit.
Ai tha se të gjithë ata që ndërtojnë, do kenë detyrim mbjelljen e pemëve.
Por, këtë masë detyruese nuk do ta lërë në dëshirën e ndërtuesve, por secili prej tyre do të duhet të dorëzojë pemët dhe për këtë do krijohet edhe një fidanishte publike.
“Monitorimi i territorit nëpërmjet teknologjisë, dronë, kamera, GPS për ndërtimin dhe kontrollin e zbatimit të lejeve të ndërtimit. Kërkohet vendosja e kamerave në të gjitha kantieret e ndërtimit dhe ndiqet gjithë procesi në kohë reale. Masë tjetër është krijimi i fondit të gjelbër. Subjektet ndërtuese duhet të garantojnë sasi të caktuar pemësh në raport me sipërfaqen e ndërtimit dhe rregullat e posaçme do të përcaktohen me vendim të këshillit të ministrave. Është plan që e kemi përpunuar do krijojmë fidanishtet publike në pjesë të ndryshme të territorit, subjektet do sjellin pemët. Nuk do jetë histori po unë do mbjell pemë dhe shihemi. Do ketë një katalog, do jenë parametrat e përcaktuar dhe subjektet do dorëzojnë pemët. Kush ndërton më shumë, do mbjellë më shumë pemë. Janë të gjitha masa në fuqi”, tha Rama.
Kryeminsitri Edi Rama po prezanton sot masat e qeverisë për forcimin e kontrollit mbi territorin.
Rama bëri të ditur se për të gjitha ndërtimet, uji dhe dritat do të lidhen vetëm pas marrjes së certifikatës së përdorimit.
Nëdr të tjera kreu i qeverisë theksoi se arsyeja pse njerëzit mbetem pa hipotekë është se ndërtuesit nuk respektojnë të gjithë parametrat e lejeve të ndërtimit.
“Më tutje është përcaktimi i fazave të kontrollit, duke ndarë qartë çdo fazë në periudhën e zbatimit të punimeve me kontroll në kohë të projekteve të miratuara. Edhe ky është një aspekt që ka çaluar shumë deri sot, më tutje është forcimi i mekanizmit të kontrollit duke përcaktuar 4 faza të detyrueshme kontrolli nga ana e njësive të vetëqeverisjes vendore, pastaj vjen detyrimi për dhënien e certifikatës së detyrimit, i zhvillimit të territorit, vetëm pas konfirmimit të aktit kontrollit nga qeveria e vetëqeverisje vendore, dhe përfundimin sipas lejes së ndërtimit, në përputhje me projektin arkitektonik të miratuar. Uji dhe dritat lidhen vetëm pas marrjes së certifikatës së përdorimit. E keni parasysh që arsyeja pse njerëzit mbetem pa hipotekë është se ndërtuesit nuk respektojnë të gjithë parametrat e lejeve të ndërtimit dhe mbikëqyrja nga Bashkitë është kontestuar të jetë e dobët, gjë që kthen drejtpërdrejtë në viktimë atë që është në fakt jo vetëm i pafajshëm, por që është i zoti i investimit, qytetari që ka paguar për të pasur një shtëpi”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama, ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu dhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari mbajtën sot një konferencë me gazetarët në Kryeministri.
Sa i përket sektorit të ndërtimeve, Rama paralajmëroi se arkitektët që do të merren me ndërtimet, do të kenë përgjegjësi ligjore nëse devijojnë nga plani që mund t’u kërkohet nga ndërtuesit.
Më tej ai tha se asnjë pronar shtëpie që nuk ka ende dokumentacionet përkatëse nuk do të futet në banesë.
Një tjetër pikë ku do të ketë ndryshime, janë hapësirat publike.
“Ky bllok hynë te ligji për kontrollin e punimeve të ndërtimit. Ndërkohë kemi një tjetër bllok, që është blloku i ndryshimeve në ligjin për planifikim dhe zhvillimin e territorit, ku janë rregullimi dhe regjistrimi i hapësirave publike.
Deri sot nuk ka qenë rregulli i regjistrimit të hapësirës publike, sot me këtë masë të re hyn në fuqi si një detyrim ligjor. Kur kemi një zhvillim të caktuar mbi një pronë private, për një godinë e cila u jepet një numri të caktuar familjesh apo biznesesh, çdo metër katror rreth e rrotull nuk është më pronë private, por publike.
Të jenë të qartë ata që sot janë zaptues, por dhe ata gjykatës që në rastin më të mirë nga injoranca dhe më të keq nga para, mbyllin sytë dhe japin masa sigurimi padije, apo dhe të drejtë”, u shpreh Rama.
Lini një Përgjigje