TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES14 Tetor 2025, 17:40

Nga korrupsioni, te 16 grupet kriminale dhe problemet e SPAK, Dumani raporton në Kuvend; jep alarmin mbi presionet politike

Shkruar nga Pamfleti
7 MUAJ ME PARE

Sulmet politike ndaj SPAK, Dumani: Frymëzojnë kriminelët!

Nga korrupsioni, te 16 grupet kriminale dhe problemet e SPAK, Dumani raporton

Kreu i SPAK, Altin Dumani në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve, komentoi deklaratat dhe sulmet politike ndaj SPAK.

Sipas Dumanit këto sulme frymëzojnë kërcënimet ndaj prokurorëve të posaçëm nga krimi i organizuar.

Deklaratat politike frymëzojnë dhe elementë të krimit të organizuar. Sa herë shtohen sulmet politike, vihet re shtim i rasteve të kërcënimeve të prokurorëve të posaçëm. Ne qëndrojmë larg retorikës politike”.-tha Dumani.

Më herët, Dumani deklaroi se prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale gjatë hetimeve për goditjen e tyre. 

 

7 MUAJ ME PARE

Kur do të zgjidhet kreu i ri i BKH? SPAK ende pa datë: Vijojnë procedurat

Nga korrupsioni, te 16 grupet kriminale dhe problemet e SPAK, Dumani raporton

Procedura për përzgjedhjen e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit është drejt përmbylljes.

Kjo u bë e ditur nga Prokurori i Posaçëm, Adnan Xholi, gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, ku dha një pasqyrë të plotë mbi hapat e ndjekur dhe transparencën e ndjekur në çdo fazë të procesit.

Në muajin prill 2025 është ngritur komisioni i përzgjedhjes dhe është miratuar rregullorja për procedurat. Drejtori i atëhershëm i BKH-së u ftua të shprehte interes për riemërim, por nuk e bëri. Më 22 maj u hap thirrja publike dhe aplikuan 13 kandidatë, prej të cilëve janë kualifikuar shtatë. Procesi ka ecur me ritme të shpejta dhe me profesionalizëm të lartë, nën monitorimin e partnerëve ndërkombëtarë nga SHBA dhe BE”, deklaroi Xholi.

Ai sqaroi gjithashtu se janë zhvilluar testimet fizike, testet me shkrim, arsyetimi ligjor me gojë dhe testi i poligrafit, të gjitha në prani të ekspertëve ndërkombëtarë.

Në 15 gusht dosjet u dërguan për verifikim të pasurisë dhe figurës. Vetëm një kandidat është skualifikuar dhe ka ngritur padi në gjykatë. Institucioni ka funksionuar pa pengesa, sepse zëvendësdrejtori ka ushtruar detyrat në përputhje me ligjin”, tha më tej Xholi.

Ndërkohë, për të njëjtën temë, Kreu i SPAK, Altin Dumani, theksoi nevojën për rishikim të kuadrit ligjor për të shmangur vakanca të papritura në drejtimin e BKH-së.

Ligji e ka të përcaktuar qartë që në mungesë të drejtorit, funksionet i kryen zëvendësdrejtori. Pra nuk krijohet boshllëk institucional. Megjithatë, do të ishte e nevojshme të ndërhyhet në ligj për të përcaktuar më qartë se kur duhet të nisë procesi i përzgjedhjes, për të shmangur situata si kjo... Kjo është hera e parë që zhvillohet ky proces dhe besoj se kemi ndjekur çdo hap me korrektësi dhe standard të lartë. Institucioni i BKH-së funksionon normalisht dhe nuk ka pasur asnjë problem në zbatimin e detyrave”, përfundoi Dumani.

7 MUAJ ME PARE

Dumani bën deklaratën e fortë: Jemi kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale!

Nga korrupsioni, te 16 grupet kriminale dhe problemet e SPAK, Dumani raporton

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka bërë një deklaratë të fortë, ku tha se prokurorët e posaçëm janë kërcënuar nga organizatat kriminale gjatë hetimeve për goditjen e tyre.

Në fjalën e tij në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, Dumani iu përgjigj pyetjeve të deputetit demokrat Klevis Balliu, duke u shprehur se pavarësisht kërcënimeve nga organizatat kriminale.

“Prokurorët kanë rënë pre e kërcënimit nga organizatat kriminale. Kërcënime serioze jo sa për t’u thënë. Megjithatë prokurorët e kanë përballuar dhe janë përballur me ta duke ndërtuar ngritje penale të suksesshme”, tha drejtuesi i SPAK, Altin Dumani.

Gjatë fjalës së tij në raportimin për veprimtarinë e SPAK gjatë vitit 2024, Dumani theksoi se Prokuroria e Posaçme evidentoi 16 grupe kriminale shqiptare me veprimtari ndërkombëtare dhe goditi 10 prej tyre.

7 MUAJ ME PARE

A do të ketë hetim për rastin "Aruba"? Dumani: Nuk e njoh si çështje

Nga korrupsioni, te 16 grupet kriminale dhe problemet e SPAK, Dumani raporton

Kreu i SPAK, Altin Dumani, është pyetur sot në Komisionin e Ligjeve mbi ekzistencën e ndonjë hetimi për të ashtuquajturën “dosja Aruba”, që sipas denoncimeve mediatike dhe politike, lidhet me takime mes karteleve të drogës dhe zyrtarëve të lartë shtetërorë shqiptarë, si dhe me dyshime për pastrim parash përmes lejeve të ndërtimit.

Pyetja u ngrit nga deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, e cila kërkoi të dinte nëse SPAK ka hetime për këtë çështje dhe nëse është ngritur ndonjë grup pune për ndjekjen e flukseve të dyshimta financiare.

Në përgjigjen e tij, Dumani deklaroi shkurt: “Nuk njoh ndonjë çështje me emrin Aruba, nuk kam asgjë për të ndarë me Kuvendin dhe opinionin publik.”

Deklarata ka shkaktuar reagime, pasi çështja “Aruba” ka qenë objekt hetimi në Itali nga Antimafia, ndërsa në Shqipëri duket se është injoruar plotësisht nga drejtësia.

7 MUAJ ME PARE

SPAK kopsit dosjen për “Eco Park”-un, a do përfshihet Rama në çështjen e 19 milionë eurove?

Nga korrupsioni, te 16 grupet kriminale dhe problemet e SPAK, Dumani raporton

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka deklaruar sot në Kuvend se hetimet për projektin “Eco Park Durrës”, me një vlerë prej rreth 19 milionë euro, janë drejt përfundimit.

Megjithatë, pyetja që mbetet pezull është nëse do të hetohet edhe kryeministri Edi Rama, pas akuzave për konflikt interesi që lidhen me studion arkitektonike të Rea Ramës, vajzës së bashkëshortes së tij.

Gjatë raportimit vjetor në Komisionin e Ligjeve, Dumani sqaroi se çështja është regjistruar si procedim penal nga vetë SPAK, përpara se të mbërrinte kallëzimi i opozitës. “Procedimi penal për ‘Eco Parkun’ është në fazën e hetimit paraprak. Nga informacioni që kam, hetimet janë drejt përfundimit,” tha Dumani, duke shtuar se kallëzimi i mëvonshëm i opozitës është përfshirë në dosjen ekzistuese.

Deklarata e tij erdhi pas pyetjeve të drejtpërdrejta nga deputetët e opozitës, të cilët kërkuan sqarime mbi një prej projekteve më të përfolura për favorizim dhe lidhje të drejtpërdrejta me pushtetin. Sipas tyre, fondet publike janë devijuar për t’u përqendruar tek një kompani e lidhur familjarisht me kreun e qeverisë, gjë që përbën një shkelje flagrante të ligjit për konfliktin e interesit.

 

7 MUAJ ME PARE

Dumani mesazh PS-PD: Jepuni mundësi prokurorëve të SPAK për një mandat të dytë, unë nuk kandidoj më

Nga korrupsioni, te 16 grupet kriminale dhe problemet e SPAK, Dumani raporton

Në seancën dëgjimore për raportimin e punës së SPAK, kreu i këtij institucioni, Altin Dumani tha se nuk do të rikandojë sërish kur t’i përfundojë mandati 9-vjeçar si prokuror i SPAK.

Por, ai kërkoi që prokurorëve të SPAK t’u jepet mundësia e rikandidimit pas mandatit 9-vjeçar, pasi sipas tij brenda një viti u përfundon mandati 11 prokurorëve të posaçëm.

Dumani tha se është e pamundur që t’i zëvendësosh, aq më tepër që ata kanë çështje që po i ndjekin për vite me radhë.

“Në përfundim të mandatit tim nuk do rikandioj. Unë flas në emër të institucionit, të paktën 11 prokurorëve të posaçëm u mbaron mandati brenda 1 viti. Mund ta imagjinoni boshllëkun që krijohet. Vlerësoj se nuk kemi aq shumë burime njerëzore, se po të kishim s’do duhej gjithë ajo reformë, sa ti zëvendësojmë këta prokurorë, 11 prokurorë në një vit. E dyta është tjetra, këta prokurorë kanë çështje që i ndjekin me vite të tëra dhe në një moment ty bukur ti i thua mandati jot mbaroi s’ke më punë me çështjen, penohen hetimet në këtë drejtim. Shteti shqiptar, BE dhe SHBA kanë investuar në këtë trupë prokurorësh për tu rritur profesionalisht për të krijuar imunitet ndaj politikës, biznesit e krimit të organizuar dhe megjithëse është bërë gjithë ky investimin, i thuhet prokurorit të posaçëm, pa paragjykuar prokurorët e përgjithshëm. Nuk kemi luksin që një prokuror i specializuar për hetimin e një kategorie të veçantë krimesh ta çojmë në një prokurori të përgjithshme, dhe nga një krim i sofistikuar të fillojë të hetojë vjedhje të thjeshta, kanosjen, shkeljet e rregullave të qarkullimi rrugor”, tha Dumani.

7 MUAJ ME PARE

Frida Krifca vijon të amnistohet, Dumani: Po hetojmë fondet IPARD, por nuk kemi gjë për të ndarë me publikun

Nga korrupsioni, te 16 grupet kriminale dhe problemet e SPAK, Dumani raporton

Afera me fondet IPARD, që përfshin miliona euro të Bashkimit Europian të akuzuara për keqpërdorim, vijon të mbetet pa përgjigje konkrete nga drejtësia shqiptare.

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK, Altin Dumani, u pyet nga deputetja e opozitës, Elda Hoti, lidhur me ecurinë e hetimeve dhe nëse ka zhvillime konkrete ndaj ish-ministres së Bujqësisë, Frida Krifca.

Por edhe këtë herë, Dumani shmangu përgjigjen direkte. Në vend që të fliste për përfshirjen e mundshme të Krifcës, ai përsëriti se çështja është në hetim dhe nuk ka asgjë për të ndarë me publikun për momentin.

Kur të kemi diçka për të komunikuar, do njoftoheni dhe ju si gjithë publiku i gjerë. Por çështja është në fazën e hetimit dhe nuk mund të ndajmë asgjë më tepër. Por bashkëpunimin dua ta përmend edhe njëherë: bashkëpunimi me OLAF ka qenë dhe vazhdon të ngelet shumë, shumë, shumë mirë për këtë çështje dhe për çdo rast tjetër. SPAK ka hetime aktive për përdorime të fondeve të BE-së, duke përfshirë mashtrime në prokurime dhe në formën e grupit të strukturuar kriminal për programe të mbështetura nga BE.

Bashkëpunimi me Zyrën Europiane Kundër Mashtrimit është intensiv për hetime komplekse financiare. Ndërsa marrëveshja me Zyrën e Prokurorit Publik Evropian, e nënshkruar në qershor, ka mundësuar ekzekutimin e kërkesave për ndihmë juridike nga prokurorët e kësaj zyre në Gjermani dhe Spanjë”, tha ai.

Deklaratat e tij janë parë si një tjetër sinjal i zvarritjes së qëllimshme të dosjes dhe një lloj "amnistimi të heshtur" për Frida Krifcën, e cila ka qenë në qendër të akuzave për favorizime dhe skema të dyshimta me fondet e BE-së për bujqësinë. Hetimet për IPARD janë regjistruar prej kohësh, por nuk ka ende asnjë të arrestuar, as ndonjë akuzë publike ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë që kanë firmosur dhe menaxhuar fondet.

7 MUAJ ME PARE

Cilat janë dy shtetet europiane që kërkojnë të ndajnë pasuritë e konfiskuara? Përgjigjet Dumani

Nga korrupsioni, te 16 grupet kriminale dhe problemet e SPAK, Dumani raporton

Kreu i SPAK Altin Dumani teksa iu përgjigj deputetit socialist Olsi Komici, ka kërkuar ndërhyrjen në ligjin për konfiskimin e pasurisë.

Dumani tha se janë dy shtete europianë që kanë kërkuar ndarjen e pasurisë konfiskuar në vendin tonë, pasi shtetas shqiptar kanë kryer veprat penale në vendet e tyre.

Tani është momenti që të kemi një sektor analize, sepse ato punë që janë bërë ndër vite, kanë nevojë të analizohen. Pasi një njësi analize  e mirë, shërben jo vetëm për të hetuar. Po ta shohësh ndër vite SPAK e ka rritur numrin e çështjeve për pastrimin e parave. Është rritur ndjeshëm vlera e pasurive të sekuestruar dhe të konfiskuara. Ne po kryejmë gjithmonë hetim pasuror kur kemi persona të identifikuar. Një element i rëndësishëm është bashkëpunimi me homologët tanë jashtë Shqipërisë.

Ku për shtetas shqiptar që janë dënuar për një çështje që ka të bëjë me krimin e organizuar, ne me partnerët tanë, kemi regjistruar procedime pasurore në Shqipëri. Po flas për shtetas shqiptar që nuk kanë kryer vepra penale në Shqipëri, por kanë transferuar pasuritë në Shqipëri, ne kemi regjistruar procedimet pasurore, ne kemi sekuestruar dhe konfiskuar. Ka ardhur koha që ne të diskutojmë me homologët tani, ndarjen e pasurive të konfiskuar mes shteteve. Këtu ka nevojë të ndërhyhet në sistem për të përmirësuar këtë aspekt, pasi janë dy shtete që kanë kërkuar ndarjen e pasurive të konfiskuara”, tha Dumani.

7 MUAJ ME PARE

Operacioni “Ura”, Dumani tregon pse u vonua aksioni deri pas zgjedhjeve

Nga korrupsioni, te 16 grupet kriminale dhe problemet e SPAK, Dumani raporton

Kreu i SPAK Altin Dumani është përplasur me deputetët e PD në Komisionin e Ligjeve. Atij ju kërkua llogari nga Oerd Bylykbashi se përse vonoi operacioni “Ura”.

Sipas deputetit demokrat, nëse arrestimet do të ishin bërë para zgjedhjeve, në Durrës do të kishte tjetër rezultat. Por Dumani e kundërshtoi.

“Ne e kemi bërë kërkesën për masa sigurie në mars. Vendimi është dhënë në maj. Në të njëjtën ditë u kontaktua me kolegët e Barit. U koordinua takimi në datën 7 maj. Edhe ata kishin punë përgatitore sepse shumica u arrestuan në Itali. U fiksua data 21. Pse nuk u bë më parë? Nuk është detyrë e SPAK të arrestojë. SPAK ngarkon policinë të ekzekutojë masat. Mos na i kërko ne këtë gjë”, tha ai.

7 MUAJ ME PARE

Krimet zgjedhore, Dumani përplaset me demokratët: Kemi kopsitur dosjen për një tjetër kryetar bashkie

Nga korrupsioni, te 16 grupet kriminale dhe problemet e SPAK, Dumani raporton

Kreu i SPAK Altin Dumani është përplasur me demokratë në Komisionin e Ligjeve. Ai u pyet nga deputeti Oerd Bylykbashi mbi krimin zgjedhor.

Deputeti demokrat pati kritika mbi hetimin e krimeve zgjedhore në zgjedhjet e majit. Por Dumani reagoi ashpër, duke deklaruar se ata kanë gati dojen ëpr një kryetar bahskie të përfhsir në blerje votash.

Kemi marrë të pandehur një kryetar bashkie. Ndërkohë kemi nën hetim një kryebashkiak tjetër për korrupsion aktiv në zgjedhje. Kemi arrestuar disa persona, disa janë për gjykim. Kemi edhe 8 procedime penale që i kemi prioritet. Dhe do të kemi rezultate konkrete. Ka vend për të bërë më tepër, por duhet të kemi parasysh që jemi 20 prokurorë. Ne nuk jemi polici, as dogana e as tatime. Ne jemi prokurorë dhe kemi një detyrim kushtetues. Ne sa organizojmë punë, ne shohim me titra në media që dilni e thoni që blihen vota”, tha Dumani.

Pjesë nga deklarata e Dumanit

Ne në zbatim të rekomandimeve të Kuvendit, krijuam një task-forcë por unë nuk mund të them që task-forca ka dështuar. Ka vend për përmirësim, por nuk ka dështuar. Ne kemi marrë seriozisht çdo kallëzim nga çdo palë duke kryer edhe verifikime në terren. 

Sa i takon, ne i kemi vlerësuar të gjithë referimet e ardhura, pavarësisht nëse kanë ardhur nga qytetarë të thjeshtë, ne kemi regjistruar 44 procedime penale. Realisht nga ana e SPAK janë bërë të gjitha veprimet e nevojshme. 

Aktualisht ne kemi një kryetar bashkie të pandehur për korrupsion aktiv. Ky është një rast ku ne kemi parë korrupsion masiv. Kemi nën hetim një kryebashkiak tjetër, kemi nën hetim dhe të arrestuar disa persona po për këto zgjedhje. Kemi dhe procedime penale 38, të cilat po i ndjekim me prioritet. Duhet të kemi parasysh, jemi një institucion me 20 prokurorë, nuk jemi as policia e shtetit as dogana. 

Kemi patur bashkë edhe një komunikim, çdo pretendim tuaj e kemi verifikuar, kemi dërguar prokuror edhe në mes të natës. Se ca gjëra duhen thënë siç janë. Dhe ju keni shkuar dhe e keni falënderuar. Por zoti deputet, ne sa po organizojmë punën për të hetuar rastin, shikojmë në media që në këtë vend po blihen vota. 

Kemi zotin Gjoni, kemi çuar dhe verifikuar çdo pretendim. Ne 20 prokuror jemi thashë, do të doja të mos kishim asnjë rast, jam njëlloj i shqetësuar si ju për blerjen e votës. Por kapacitetet dhe mundësitë e SPAK këto janë.

 

 

7 MUAJ ME PARE

Kreu i SPAK nxit qytetarët të denoncojnë korrupsionin në rrugë anonime: Nuk kërkojmë dokument identifikimi!

Nga korrupsioni, te 16 grupet kriminale dhe problemet e SPAK, Dumani raporton

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka folur për denoncimet anonime, ku tha se në faqen e  SPAK marrin denoncime çdo ditë, nga persona të cilët ruajnë anonimatin.

Dumani, teksa nxiti qytetarët të denoncojnë korrupsionin, tha se nuk u kërkohet dokument identifikimi.

"Do ta vlerësoja mirë. Unë e përmenda pak numrin e referimeve, kallëzimeve nga të gjitha agjencitë me të cilat bashkëpunojmë. Ka shumë për të bërë më mirë sa i takon bashkëpunimit me Policinë e Shtetit apo institucioneve të tjera të zbatimit të ligjit. Nuk kemi qenë asnjëherë të nguruar, por të hapur për të bashkëpunuar, por është fakt që numri i referimeve vazhdon të ngelet i vogël në vlerësimin e SPAK.

Sa i takon denoncimeve anonime, në faqen e  SPAK marrim denoncime çdo ditë, nga persona të cilët ruajnë anonimatin. Nuk i kërkojmë domosdoshmërish denoncuesit dokument identifikimi dhe ai ngelet anonim. Mund të jap ndonjë emër që mund të mos ketë të bëjë me emrin që fshihet pas denoncimit. Ekziston kjo mundësi që të bësh denoncime anonime përmes faqes online, krahas asaj që vijnë më shkresa."-tha Dumani te Komisioni i Ligjeve. 

7 MUAJ ME PARE

“Ekstradimet nga Dubai nuk i kishim imagjinuar”, Dumani tregon punën e SPAK: Sollëm 8 persona

Nga korrupsioni, te 16 grupet kriminale dhe problemet e SPAK, Dumani raporton

Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi te “Ligjet” se gjatë këtij viti janë ekstraduar 8 persona nga Emiratet e Bashkuara Arabe që ishin në kërkim nga Prokuroria e Posaçme.

Ky vit, sipas Dumanit ka shënuar një përmirësim, pasi situata e ekstradimeve nga Dubai në vitin 2024 ka qenë problematike.

"Ekstradimi nga Emiratet Arabe, ka qenë problematike për vitin 2024, pasi ishte pothuajse e pamundur ekstradimi i këtyre shtetasve që ishin në kërkim për llogari SPAK. 2025 ka shënuar përmirësim, brenda këtij viti janë ekstraduar nga Dubai rreth 8 persona, as ne vete nuk e kishim imagjinuar që do kishim këtë situatë pozitive në raport me autoritet e Emirateve të Bashkuara Arabe", tha Dumani.

7 MUAJ ME PARE

Dumani alarmon politikën: Kemi sekuestruar mbi 500 celularë

Nga korrupsioni, te 16 grupet kriminale dhe problemet e SPAK, Dumani raporton

Altin Dumani, kreu i Prokurorisë së Posaçme, ka theksuar rëndësinë e provës dixhitale si bazë e padiskutueshme në hetimet për korrupsion, pastrim parash dhe krim të organizuar.

Në raportimin për vitin 2024, ai bëri të ditur se numri i telefonave celularë të sekuestruar për ekspertim ka shënuar një rritje rekord.

"Gjatë vitit 2024, në Sektorin e Ekspertizës kanë ardhur për ekspertim 400 vendime ekspertimi për 841 prova digjitale, dhe konkretisht për 553 telefona celularë dhe tabletë, 110 kompjutera, 16 DVR dhe 162 prova të tjera digjitale. Kjo, krahasuar me vitet si më poshtë, është në rritje”, tha ai në Kuvend.

 

7 MUAJ ME PARE

“Kemi sekuestruar 11 milionë euro”, Dumani kërkon ndryshime në ligjin për ruajtjen e kriptovalutave: Proces i vështirë!

Nga korrupsioni, te 16 grupet kriminale dhe problemet e SPAK, Dumani raporton

Kreu i SPAK, Altin Dumani gjatë raportimit te Komisioni i Ligjeve ka kërkuar ndryshime ligjore për ruajtjen e kriptovalutave.

Dumani tha se janë sekuestruar  11 milionë euro kripto por ka vështirësi në procesin e ngrirjes së tyre.

Presioni i jashtë nga faktorë të jashtëm politikë, mediatike dhe krimi i organizuar, që kërcënon integritetin e prokurorëve dhe që cenojnë vijimësinë e hetimeve. Përfundimi elektronik i çështjeve është ende në proces. SPAK bën 6 vite dhe është e nevojshme ngritja e një njësie analize. Kompetencat për njohjen e kompetencave të huaja janë problematike, ekstradimet nga jashtme, pasi këto kompetenca i takojnë Prokurorisë së Përgjithshme.

Ekstradimi i shtetasve nga Emirateve e Bashkuara Arabe në Shqipëri, ka qenë problematike, gati e pamundur, të cilët ishin në kërkim për çështje kriminale në llogari të SPAK. Ndryshime ligjore sa i takon ligjit 1902, sa i takon ruajtjes së kriptomonedhave, pasi ne si institucion nuk kemi një portofol për të ruajtur kriptomonedhat në kriptovalutave të sekuestruara. Vetëm gjatë vitit 2024 kemi konfiskuar 11 milion euro pasuri në kripto. Jemi në proces të grirjes së një shume më të madhe se 11 milionë euro, jemi në proces për sekuestrim, po kemi vështirësi.”-u shpreh Dumani te Ligjet.

7 MUAJ ME PARE

Dumani tregon fushat ku vjedhin më shumë zyrtarët: Korrupsioni, kërcënim strategjik për shtetin

Nga korrupsioni, te 16 grupet kriminale dhe problemet e SPAK, Dumani raporton

Kreu i SPAK paralajmëron për rrezik të qëndrueshëm nga pastrimi i parave, tenderat abuzivë dhe ndërhyrjet politike; kërkon prioritet kombëtar në luftën kundër korrupsionit...

Altin Dumani, kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ka shpalosur një panoramë të zymtë të situatës së korrupsionit në vend, duke e cilësuar si një kërcënim të qëndrueshëm dhe strategjik për funksionimin e shtetit dhe ekonomisë.

Në raportimin e tij në Kuvend, Dumani nënvizoi se veprat penale në fushën e korrupsionit mbeten në nivel të lartë dhe të qëndrueshëm rreziku, me tendencë zgjerimi në disa kategori, duke përfshirë edhe pushtetin gjyqësor dhe ekzekutiv.

Korrupsioni në nivele të larta nuk ka rënë, por ka ndryshuar formë. Pastrimi i produkteve të veprës penale dhe shkelja e barazisë në tendera janë dy nga format më agresive të korrupsionit të sofistikuar në vitet 2023-2024”, tha Dumani.

Sipas tij, fenomeni përfshin abuzime të vazhdueshme me fondet publike dhe përdorimin e subjekteve fiktive në skema klienteliste. Dumani paralajmëroi gjithashtu se korrupsioni pasiv në administratën publike ruan një trend stabël, duke dëshmuar për përhapjen sistemike të praktikave korruptive.

Ndikimi i paligjshëm në vendimmarrje publike mbetet formë tipike e kapjes së shtetit dhe ul besimin e qytetarëve te drejtësia dhe ligji”, u shpreh ai.

Edhe pse raporti evidenton një ulje relative të rasteve të korrupsionit në drejtësi gjatë vitit 2024, SPAK e konsideron këtë ulje si jo domosdoshmërisht tregues përmirësimi, por të mundshëm rezultat i mungesës së referimeve dhe pengesave hetimore.

Në përfundim, Dumani kërkoi trajtim të korrupsionit si prioritet kombëtar në politikën penale, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ndërkombëtar, rritjen e referimeve nga institucionet publike dhe një reformim të thelluar të sistemit të tenderimit dhe mbikëqyrjes financiare.

Pjesë nga fjala e Dumanit

Përsa i përket matjes së nivelit të riskut, të dhënat mbi veprat penale në fushën e korrupsionit tregojnë një nivel të lartë dhe të qëndrueshëm rreziku, me tendencë zgjerimi në disa kategori krimesh dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në qeverisjen publike, integritetin institucional dhe ekonominë kombëtare.

Veprat me rrezikshmëri më të lartë rezultojnë pastrimi i produkteve të veprës penale dhe shkelja e barazisë në tendera, të cilat shfaqin rritje të fortë në vitet 2023-2024, duke reflektuar abuzim të vazhdueshëm me fondet publike dhe përfshirje të subjekteve fiktive tregtare në skema klienteliste.

Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike ruan trend të lartë stabël, duke dëshmuar përhapjen e praktikave korruptive në administratën publike.

Ndërkohë, ushtrimi i ndikimit të paligjshëm mbetet një formë tipike e ndërhyrjes në vendimmarrjen publike dhe në proceset administrative, duke ruajtur një nivel mesatar rreziku.

Veprat e korrupsionit në nivele të larta të pushtetit dhe drejtësisë, përfshirë korrupsionin pasiv të funksionarëve të lartë shtetëror dhe korrupsionin aktiv e pasiv në sistemin e drejtësisë, megjithëse paraqesin një ulje relative në vitin 2024, mbeten krime me rrezik të lartë strategjik, pasi minojnë besimin publik te shteti dhe sundimi i ligjit.

Në tërësi, panorama e nivelit të riskut të korrupsionit përbën kërcënim të vazhdueshëm për integritetin e administrimit publik, konkurrencën e ndershme ekonomike dhe funksionimin e shtetit të së drejtës, duke kërkuar trajtimin e tij si prioritet kombëtar në politikën penale dhe hetimore, sa i përket bashkëpunimit ndërkombëtar gjatë.

7 MUAJ ME PARE

Kush e intimidon SPAK-un? Rama-Berisha nuk lënë gjë pa thënë, Dumani sulmon mediat

Nga korrupsioni, te 16 grupet kriminale dhe problemet e SPAK, Dumani raporton

Kreu i SPAK paralajmëron për rreziqe serioze që kërcënojnë pavarësinë institucionale dhe vijimësinë e hetimeve ndaj korrupsionit të nivelit të lartë

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK, Altin Dumani, ka folur pa ekuivok për sfidat serioze që përballet institucioni që ai drejton.

Ai nënvizoi rrezikun e presioneve të jashtme nga politika, mediat dhe krimi i organizuar, të cilat sipas tij cenojnë integritetin e prokurorëve dhe funksionimin kushtetues të SPAK. Pra ajo që bie në sy është se Rama-Berisha nuk kanë lënë gjë pa thënë, por Dumani flet për presion mediatik. 

Doja të theksoja presionin e jashtëm nga aktorë politikë, mediatikë dhe krimi i organizuar, gjë që rrezikon integritetin institucional dhe të prokurorëve. Kjo kërkon një reagim të koordinuar institucional për mbrojtjen e pavarësisë kushtetuese të SPAK”, theksoi Dumani.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për mungesën e një kuadri të qartë ligjor mbi statusin e prokurorëve pas përfundimit të mandatit të tyre, gjë që sipas tij krijon pasiguri dhe mund të ndërpresë hetimet e ndjeshme në vijim. Mungesa e këshilltarëve ligjorë, mbështetja e pamjaftueshme analitike dhe referimet minimale nga institucionet publike për rastet e korrupsionit janë disa prej problematikave të tjera që u përmendën.

Ka një heshtje të pajustifikuar nga shumë institucione që duhet të ishin partnerë të drejtësisë. Referimet për raste korrupsioni janë minimale. Ky është një problem politik dhe institucional”, u shpreh Dumani.

Ai shtoi se SPAK është në pritje të finalizimit të sistemit elektronik të administrimit të çështjeve, me ndihmën e BE-së, dhe theksoi domosdoshmërinë e ngritjes së një njësie të veçantë analize për të përballuar hetimet komplekse dhe për të përmbushur detyrimet ndërkombëtare.

Në fund të fjalës së tij, Dumani kujtoi se në dhjetor SPAK mbush 6 vite dhe se është koha për ta forcuar më tej institucionin, jo vetëm në burime njerëzore dhe teknike, por edhe me mbrojtje ligjore dhe politike të qartë.

Problematikat e renditura nga Dumani

-Presioni i jashtëm ndaj SPAK nga krimi i organizuar, aktorë politikë dhe mediatikë, i cili cenon pavarësinë e tij kushtetuese dhe efektivitetin në hetime. Ndërhyrjet e jashtme rrezikojnë gjithashtu integritetin e prokurorëve dhe të procesit hetimor. Për të garantuar pavarësinë e SPAK-ut, si dhe mbështetje për prokurorët në çështje të ndjeshme, nevojitet një reagim më i koordinuar dhe në kohë i të gjitha institucioneve, të cilat kanë përgjegjësinë e mbrojtjes së integritetit të SPAK.

- Vijimi i mungesës së përcaktimit të qartë ligjor në lidhje me statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimit të mandatit të tyre. SPAK konstaton se, kjo problematikë nuk është adresuar ende dhe thekson se mos përcaktimi i qartë i këtij statusi mund të cenojë vijimësinë e ruajtjes së standardeve të larta profesionale të hetimit, të kërkuara nga publiku, Kuvendi, Këshilli i Ministrave dhe institucionet ndërkombëtare. Siç është nënvizuar edhe në raportin vjetor të SPAK për vitin 2023, nga mungesa e një statusi të qartë për prokurorët e veçantë do të cenohej gjithashtu dhe vazhdimësia e hetimeve të rëndësishme të kryera nga SPAK.

-Vijimi i mos adresimit të akordimit të këshilltarëve ligjor pranë Prokurorisë së Posaçme. Cilësojmë në mënyrë të përsëritur se mungesa e këtij standardi burimi njerëzor është një vështirësi cilësinë e hetimit dhe përqasjes së SPAK në ndjekjen e çështjeve në të gjitha shkallët e gjykimit dhe në Gjykatën Kushtetuese.

-Vijon ende të ngelet problematike numri i ulët i referimeve nga institucionet publike, përfshirë Policinë e Shtetit, në lidhje me veprat penale në kuadër të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

-Përfundimi i ngritjes së sistemit të administrimit të çështjeve (Case Management System) mbetet një prioritet për Prokurorinë e Posaçme. Sistemi ka një ndërtim modular dhe në dhjetor 2024 ka përfunduar zhvillimi/ndërtimi i moduleve. Për shkak të përfundimit të projektit të mbështetur nga ICITAP, ky proces është parashikuar të përmbyllet brenda vitit 2025 me fonde të BE-së.

-Ngritja e njësisë së analizës së SPAK që do të shërbejë për të mbështetur hetimet komplekse, mbetet e rrezik, dhe raportimet në lidhje me negociatat me Eurojust, Moneyval dhe raportimet në kuadër të strategjive kombëtare të ndryshme, ngelet sfidë. Po bashkëpunojmë me ekspertë ndërkombëtarë për të përshtatur një model sipas kërkesave dhe funksionimit të SPAK.

 

7 MUAJ ME PARE

Krimi i organizuar, Altin Dumani: Kemi evidentuar 16 organizata të rrezikshme, blejnë kokainë në Amerikën Latine

Nga korrupsioni, te 16 grupet kriminale dhe problemet e SPAK, Dumani raporton

Kreu i SPAK, Altin Dumani po raporton në mbledhjen e përbashkët të komisioneve parlamentare të Ligjeve.

Dumani tha se gjatë vitit 2024 SPAK ka evidentuar 16 grupeve kriminale shqiptare që veprojnë në disa vende të botës. 

Sipas tij, kokainën e blejnë në Amerikën Latine dhe ushtrojnë veprimtari në disa shtete të BE-së.

Dumani vuri në dukje se këto grupe janë aktive në Shqipëri në qarqet Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Vlorë, Elbasan e Kukës.

Sipas Dumanit, 10 prej këtyre grupeve kriminale janë goditur.

Janë aktive në disa shtete të BE, si Itali, Spanjë, Belgjikë, Holandë, Gjermani, Norvegji. Këto grupe blejnë kokainë në Amerikën Latine. Grupet janë të përfshirë edhe në trafikimin e qenieve njerëzore dhe krimin kibernetik. Gjatë 2024 janë identifikuar 16 grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë, nga të cilat 10 janë provuar në gjykatë për aktivitetin e tyre. Karakterizohen nga strukturë hierarkike, përdorimi i komunikimeve të koduara, dhe pastrimi i parave. Janë aktive në Tiranë, Durrës, Shkodër, Kukës, Lezhë, Elbasan dhe Vlorë”, theksoi kreu i SPAK.

“Pastrimi i parave dhe grupet kriminale mbeten në nivele rreziku të lartë. Trafikimi i qënieve njerëzorë mbetet në nivele mesatare, por me një rritje.

Në 2024 janë krijuar 10 skuadra të përbashkëta hetimore. Sektori për bashkëpunimin ndërkombëtar shënoi një rritje të volumit të punës. Komunikimi me homologët europianë dhe ndërkombëtarë ka intesifikuar baashkëpunimin dhe efektivitetin kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha ndër të tjera Dumani.

7 MUAJ ME PARE

Dumani nxjerr shifrat: Kemi proceduar 33 zyrtarë të lartë, mbi 3 mijë telefona të përgjuar nga SPAK

Nga korrupsioni, te 16 grupet kriminale dhe problemet e SPAK, Dumani raporton

Dumani raporton në Komisionin e Ligjeve për raportin e punës të vitin 2024...

Kreu i SPAK, Altin Dumani, raportoi sot në Komisionin e Ligjeve për punën e institucionit gjatë vitit 2024, duke theksuar se hetimet për korrupsion janë rritur ndjeshëm në intensitet dhe rezultate. Sipas Dumanit, gjatë këtij viti janë proceduar penalisht 33 zyrtarë të lartë, ndërsa çështjet janë dërguar për ndjekje në gjykatë.

Numri dhe cilësia e hetimeve ka ardhur në rritje. Kemi arritur të nisim procedime të rëndësishme për korrupsion aktiv dhe pasiv të zyrtarëve të nivelit të lartë,” deklaroi Dumani.

Ai informoi gjithashtu se janë përdorur teknika të posaçme të hetimit, përfshirë përgjimet me pajisje të interceptuara. Konkretisht, gjatë vitit 2024 janë regjistruar 163 procedime penale ku janë përgjuar 3096 pajisje fundore (numra telefonikë dhe pajisje të subjekteve në përgjim). Edhe pse kjo përfaqëson një rënie prej 7,1% krahasuar me vitin 2023, Dumani e konsideroi këtë pjesë të një procesi më të sofistikuar dhe të përqendruar ndaj objektivave me prioritet të lartë.

Përveç hetimeve, SPAK ka ekzekutuar 2046 vendime gjykate gjatë vitit, që përbën një rritje prej 22,6% në raport me vitin 2023. Dumani theksoi se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë dhe përdorimi i skuadrave të përbashkëta hetimore ka qenë thelbësor në rritjen e efikasitetit.

Pjesë nga fjala e Dumanit

Në kuadër të rekomandimit numër një, është rritur ndjeshëm numri dhe cilësia e hetimeve për korrupsion, me 33 zyrtarë të lartë të proceduar dhe çështje të dërguara në gjykatë, si dhe një rritje prej 8% të çështjeve nën hetim.

Në zbatim të rekomandimeve numër dy dhe tre, SPAK ka intensifikuar përdorimin e teknikave proaktive të hetimit dhe ka arritur të zhvillojë hetime që nisin kryesisht me procedime të tilla, si dhe skuadra të përbashkëta hetimore të reja me partnerë ndërkombëtarë.

Sa i takon rekomandimeve numër katër dhe pesë, ato janë përmbushur përmes forcimit të hetimit financiar dhe rritjes së sekuestrimeve e konfiskimeve në vlerën miliona euro.

Rekomandimi numër gjashtë është zbatuar përmes trajnimeve të specializuara, mbështetjeve financiare dhe teknologjike në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë si Eurojust, Europol, Interpol, DEA, FBI, NCA e të tjerë.

Sa i takon rekomandimeve të Këshillit të Ministrave në luftën kundër krimit të organizuar, në zbatim të rekomandimit numër një, krahasuar me vitin 2023, numri i çështjeve nën hetim për veprën penale të trafikut të narkotikëve në kuadër të grupit të strukturuar kriminal është rritur në masën 3.3%.

Rekomandimi numër dy për çështjet e terrorizmit është zbatuar me nisjen e dy procedimeve dhe dërgimin në gjykim të një çështjeje për financim të terrorizmit.

Sa i takon rekomandimit numër tre, është realizuar përmes identifikimit dhe intensifikimit të hetimeve për pastrimin e parave. Ndërsa rekomandimi numër katër ka sjellë rritjen e bashkëpunimit me MANIVAL dhe Eurojust për hetimet financiare.

Në zbatim të rekomandimit numër pesë, janë përdorur teknika të posaçme të hetimit në procedime penale me pajisje të interceptuara.  Gjatë vitit 2024, Prokuroria e Posaçme ka përdorur metodën e përgjimit për 163 procedime penale, ku janë interceptuar 3096 pajisje fundore (pajisja/numri telefonik i subjektit në përgjim). Krahasuar me vitin 2023, numri i pajisjeve fundore të interceptuara është 7,1% më i ulët (3335 pajisje fundore të interceptuara gjatë vitit 2023).

Për vitin 2024 janë ekzekutuar 2046 vendime gjykate, çka shënon një rritje në masën rreth 22,6% (në krahasim me 1669 vendime gjykate për vitin 2023).

7 MUAJ ME PARE

Kreu i SPAK raporton te 'Ligjet': Gjatë vitit 2024 u sekuestruan 65.5 milionë euro pasuri, 60% më shumë se në 2023-shin

Nga korrupsioni, te 16 grupet kriminale dhe problemet e SPAK, Dumani raporton

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, ka nisur raportimin në mbledhjen e përbashkët të komisioneve parlamentare të Ligjeve dhe për Nismat Qytetare.

Dumani teksa po raporton për veprimtarinë e SPAK gjatë vitit 2024, tha se gjatë këtij viti janë sekuestruar 65.5 milionë euro, 60% më shumë se viti paraardhës.

Numri i prokurorëve u rrit në 20, u rritën dhe trajnimet ndërkombëtare. U rritën me 8% çështjet në hetim. Në nëntor 2024 u miratua udhëzimi për masat administrative dhe procedura për kryerjen e hetimit pasuror dhe financiar, që i zhvillon paralelisht me hetimin penal. Gjatë vitit 2024, janë sekuestruar 65.5 milionë euro, një rritje me 60% krahasuar me 2023, duke përfshirë pasuri të paluajtshme, bankare dhe kriptovaluta.”-tha Dumani,

 

 

2 Komente

  1. C
    CERCIZ JASHARI

    U TUND MALI E POLLI ................

    1. M
      M

      O Duman, shume u duke e pak na dole.Gjeja me minimale qe mund te kishe bere eshte te hetoje mbi bazen e raporteve te Kontrollit te Shtetit te cilat jane te gjitha te dokumentuara me detaje. Asgje nuk ke bere.

      Lini një Përgjigje