
Ky është momenti kur Elvis Shkëmbi, autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, dhe xhaxhai i tij, Gjon Shkëmbi, mbërrijnë të prangosur në Drejtoria e Policisë së Tiranës, pak orë pas krimit që tronditi opinionin publik dhe sistemin e drejtësisë.
Pamjet tregojnë dy të arrestuarit me pranga në duar, të shoqëruar nga forcat e RENEA-s dhe të Policisë Kriminale, nën masa të rrepta sigurie.
Sipas burimeve hetimore, 30-vjeçari Shkëmbi arriti të hynte në sallën e Gjykatës së Apelit pa asnjë pengesë nga sistemi i sigurisë. Në momentin kur gjyqtari Kalaja shpalli vendimin, i cili ishte në favor të palës tjetër në proces, ai nxori armën dhe qëlloi katër herë, duke e goditur tre herë në gjoks.
Viktima humbi jetën në vend, ndërsa dy persona të tjerë, babë e bir, pjesë e palës kundërshtare në çështje – mbetën të plagosur.
Elvis Shkëmbi kishte shoqëruar xhaxhain e tij, Gjon Shkëmbin, në seancë. Familja e tyre pretendonte se po u bëhej padrejtësi për një pronë në Shkodër, një proces që kishte vite që zvarritej në gjykata.
Burime nga hetimi konfirmojnë se në komisariat autori nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese. Ai ka pranuar krimin dhe ka deklaruar se “e bëri sepse familjes së tij i ishte bërë padrejtësi”.

Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit pasditen e së hënës pasi shpalli një vendim për një konflikt pronësie, në një ngjarje të paprecedentë që u shoqërua me tronditje dhe shqetësime për sigurinë e sistemit gjyqësor.
Sipas Policisë së Tiranës, autor i ngjarjes dyshohet se është Elvis Shkëmbi, 30 vjeç dhe palë në procesin gjyqësor. Shkëmbi ka plagosur gjithashtu kundërshtarët e tij në proces, babë e bir.
Sipas dy punonjëseve të administratës së Gjykatës së Apelit, të shtënat e armës në sallën e gjyqit kanë shkaktuar panik dhe kaos. Punonjës dhe qytetarë që gjendeshin në ambientet e gjykatës kanë nxituar të gjejnë strehim, për t’u ruajtur nga ndonjë sulm tjetër i mundshëm.
Njëra prej punonjëseve i tha BIRN se kishte parë autorin dhe një të afërm të tij që kishin dalë të fundit nga salla e gjyqit dhe ecnin të qetë.
“Njëri prej tyre ndezi edhe një cigare dhe u larguan të dy me hapa të ngadaltë nga ambientet e gjykatës,” tha ajo.
Punonjëset thanë se kishin mësuar nga kolege të tyre se autori i kishte thënë sekretares gjyqësore se nuk kishte gjë me atë dhe kishte qëlluar gjyqtarin Kalaja në gjoks. Sipas tyre, salla ku po zhvillohej seanca është e vogël dhe ka vetëm dy rreshta me stola.
Kalaja u shoqërua në spital, po pa mundur të mbijetojë. Dy të plagosurit, atë e bir, gjenden nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Hetimi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja po kryhet nga Prokuroria e Posaçme, e cila po verifikon arsyet e dështimit të masave të sigurisë në ambjentet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Burime nga Gjykata e Apelit i thanë BIRN se masat për kontrollin e qytetarëve zbatohen nga një punonjës i administratës dhe nga një punonjës i Policisë së Shtetit. Po ashtu, është në disipozicion dhe dedektori që identifikon sendet metalike. Sipas këtyre burimeve, paraprakisht dyshohet se kur autori ka kaluar, dedektori ka dhënë sinjal, por megjithatë, është lejuar që të hyjë në ambjentet e gjykatës.
Ndërkohë, një gjyqtare i tha BIRN në kushtet e anonimatit se kanë raportuar herë të tjera kërcënime që u janë adresuar në ambjentet e gjykatës, por shteti nuk ka marrë asnjë masë për forcimin e masave të sigurisë së tyre. Sipas saj, janë vendosur në dijeni se Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGj ka zhvilluar disa takime për policinë lidhur me këto shqetësime, por nuk ka pasur asnjë rezultat në rritjen e masave të sigurisë.
Vrasja e gjyqtarit Kalaja në sallën e gjyqit u shoqërua me mesazhe ngushëllimi dhe tronditjeje nga institucionet e sistemit të drejtësisë si dhe përfaqësues të lartë të qeverisë dhe opozitës.
SPAK dhe Gjykata e Lartë e dënuan aktin e rëndë, ndërsa bënë thirrje urgjente për rritjen e sigurisë në gjykata.
Kryeministri Edi Rama e dënoi gjithashtu ngjarjen e rëndë përmes një mesazhi në X, ndërsa paralajmëroi marrjen e masave të sigurisë dhe ashpërsimin e dënimit për armëmbajtjen pa leje. Gjatë tre muajve të fundit, kryeministri Edi Rama është kritikuar për sulme të vazhdueshme ndaj magjistratëve të caktuar dhe vendimeve të tyre.
Gjyqtari Astrit Kalaja lindi në Shkodër dhe u diplomua në fakultetin e Drejtësisë me titullin ‘jurist’. Pas mbarimit të studimeve ai u emërua si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe që nga viti 2004 ushtroi detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Shkodër. Në vitin 2011 ai përfundoi një master në Universitetin e Tiranës dhe shërbyeu gjithashtu si anëtar i Kolegjit Zgjedhor. Kalaja e kaloi me sukses procesin e vetingut./BIRN

Policia ka nisur marrjen e dëshmive për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Ky i fundit u qëllua me 3 plumba në sallën e gjyqit, duke ngritur alarmin mbi sigurinë në sistemin e drejtësisë.
Autori arriti të futej në sallë me armë zjarri dhe bilanci mund të ishte akoma dhe më i rëndë. Policia mësohet se ka shoqëruar të parin rojën e sigurisë, i cili ishte përgjegjës për të ndaluar futjen e sendeve të paligjshme në gjykatë. Ai po merret në pyetje mbi rrethanat e ngjarjes.
Po ashtu janë shoqëruar për tu pyetur edhe pjesëtarë të tjerë të stafit të gjykatës, të cilët kanë qenë prezentë në momentin e ngjarjes, si dhe persona të tjerë që mund të kenë qenë palë në procese gjyqësore që po mbaheshin në atë moment.
Elvis Shkambi i mori jetën gjyqtarit Astrit Kalaja me 3 plumba.
Është publikuar fotoja e autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.
31-vjeçari Elvis Shkambi qëlloi gjyqtarin pasi xhaxhai i tij humbi gjyqin për pronën.
Autori i cili ka qenë i armatosur në sallën e gjyqit, duket qartë se e kishte një plan të mirëmenduar.
Sapo është shpallur vendimi ka qëlluar më armë në drejtim të gjyqtarit dhe dy personave të tjerë.
Autori menjëherë pas krimit, armën ia ka dhënë rojës së sigurisë së gjykatës.
Pas kësaj, autori ka dalë te dera e gjykatës ku i ka thënë patrullës së policisë që "unë jam autori".
Autori e ka pasur armën bosh dhe mësohet se e ka mbushur brenda gjykatës me plumba.
3 plumba e kapën gjyqtarin, 2 në kraharor dhe 1 në bark.
31-vjeçari Shkambi ka pranuar tashmë autorësinë e krimit, ndërsa mbetet e paqartë se si arriti që të futej brenda në sallë i armatosur, duke ngritur kështu alarmin për një dështim të masave të sigurisë në një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë.
Si nisi sherri për pronën?
Në vitin 2012, 31 familje në lagjen Skënderbeg në Shkodër u përplasën për herë të parë me zyrën private të përmbarimit.
Që atëherë, çështja është zvarritur në dyert e institucioneve dhe të drejtësisë.
Në atë kohë doli një pronar. Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit, pretendoi të ishte pronar i godinës dhe tentoi të futej në godinë. Banorët e akuzuan në atë kohë se ka dokumente false.
Në vitin 1992 këto 31 familje, me vendim të Bashkisë së Shkodrës, u vendosën në godinën e ish-shkollës së rezervave të ndërtimit.
Banorët pretendojnë se prona është ende shtetërore dhe se dokumentet e Gjon Shkambit janë të falsifikuara.
Çështja tani ishte në Apelin e Tiranës, i vetmi në gjithë territorin e Shqipërisë.
Kurtaj bashkë me 12 familje të tjera kishin paditur Zyrën e Përmbarimit të Shkodrës, dhe Gjon Shkambi, i cili pretendon edhe pronësinë e godinës ishte palë në këtë çështje.

Një ngjarje e rëndë tronditi sot shtetin shqiptar. Një gjyqtar u vra teksa ushtronte detyrën, ndërsa dy të tjerë u plagosën. Astrit Kalaja ishte një gjyqtar me eksperiencë të gjatë.
Ai lindi në Shkodër dhe u diplomua në vitin 1993 në fakultetin e Drejtësisë. Sapo mbaroi studimet me titullin "Jurist", u emërua në detyrën e gjykatësit në rrethin e Shkodrës. Shtatë vitet e fundit ushtroi detyrën e anëtarit të gjykatës së Apelit. Ai kaloi me sukses procesin e vetingut në të dyja shkallët e gjyqësorit, si në KPK ashtu dhe në KPA.
Karriera
•01.02.2023 Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
•20.03.2019 - 01.02.2023 - Zv.Kryetar i Gjykatës së Apelit Shkodër.
• 11.06.2004 - 01.02.2023 - Gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.
• 24.11.1993-11.06.2004 - Gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Arsimi
• 2011 - Master i Nivelit të Dytë në Shkenca Juridike Civile.
• 26.06.1990 - Cikli 4 vjeçar, Universiteti i Tiranës.

Zbardhen detaje të reja nga atentati i pasdites së të hënës në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku u ekzekutua gjyqtari Astrit Kalaja.
Burime zyrtare konfirmojnë se 30-vjeçari Elvis Shkëmbi, tashmë i arrestuar, ka qëlluar tre herë në drejtim të gjyqtarit, duke e lënë të vdekur në vend.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40, në sallat e brendshme të gjykatës, gjatë zhvillimit të një seance ku Shkëmbi ishte palë në proces. Përveç Kalajas, nga të shtënat mbetën të plagosur edhe dy qytetarë të tjerë, babë e bir – Rakip dhe Ervis Kurtaj – të cilët ndodheshin në sallë si palë gjyqësore. Njëri prej tyre mori një plumb në krah, ndërsa tjetri u plagos poshtë brinjëve. Të dy janë jashtë rrezikut për jetën.
Astrit Kalaja ishte gjyqtar në Gjykatën e Apelit prej 12 vitesh dhe në vitin 2019 u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas procesit të vettingut. Vrasja e tij brenda ambienteve të drejtësisë ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje sigurinë minimale të garantuar për gjyqtarët në Shqipëri.

Prokuroria e Posaçme SPAK ka marrë në dorë çështjen e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua sot me tre plumba brenda sallës së gjyqit.
Prokurorët e SPAK-ut kanë zbarkuar në ambientet e Gjykatës së Apelit të Tiranës. Mësohet se në vendin e ngjarjes janë dy prokurorët e SPAK-ut Adnand Xholi dhe Vladimir Mara të cilët do të merren me çështjen.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme rreth orës 15:40, ku pas dhënjes së vendimit nga gjyqtari Astrit Kalaja, Elvis Shkëmbi (palë në këtë proces) ka nxjerr armën në sallën e gjyqit dhe ka qëlluar fillimisht gjyqtarin Kalaja, e më pas palën kundërshtare Rakip dhe Ervis Kurtajn (babë e bir).
Pas të shtënave, gjyqtari ka arritur të dalë nga salla, por më pas është rrëzuar në tokë. Ndërkohë vetë autori nuk është larguar, ai e ka dorëzuar armën te roja e sigurisë në gjykatë.
“Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit. Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen”, thuhej në njoftimin e polcisë.

Dinamika e plotë e krimit makabër që tronditi vendin...
Policia e Tiranës ka sqaruar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Tiranë. Ai u qëllua brenda sallës së gjyqit, ndërkohë që u plagosën edhe dy persona të tjerë.
Policia përmes një njoftimi për mediat bën me diej se autori në fakt nuk është Gjon Shkëmbi, por është djali i tij, Elvis Shkëmbi, 30 vjeç. Fillimisht u raportua se ishte Gjon Shkëmbi, i cili ka dalë disa herë në media duke u ankuar se nuk kishte drejtësi mbi një pronë të tijën.
Babë e bir prej vitesh kishin një konflikt për pronën me një palë tjetër dhe ishin në proces gjyqësor. Sot mësohet se ishte shpallja e vendimit dhe sapo gjyqtari ka dhënë aktin final, i cili ishte kundër familjes Shkëmbi, i riu 30-vjeçar ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar 3 herë gjyqtarin. Më pas është drejtuar nga pala tjetër me të cilin ishin në proces, duke qëlluar ndaj Rakip dhe Ervis Kurtajt, duke i plagosur dhe ata.
Pas të shtënave, gjyqtari ka arritur të dalë nga salla, por më pas është rrëzuar në tokë. Ndërkohë vetë autori nuk është larguar, ai e ka dorëzuar armën te roja e sigurisë në gjykatë.
“Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.
Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen”, tha policia.
Një grup hetimor do të punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa në vendin e ngjarjes mbërritën edhe dy prokurorë të SPAK.

Ky sulm i tmerrshëm ndaj gjyqtarit të shquar, por edhe ndaj drejtësisë si të tillë, duhet të përballet nga gjithë shoqëria me përbuzjen dhe mospajtimin më të thellë...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes brutale të gjyqtarit Astrit Kalaja, ngjarje që ka tronditur vendin dhe sistemin e drejtësisë.
Në një deklaratë zyrtare, kreu i shtetit e cilësoi aktin si “të patolerueshëm” dhe dënoi me “gjuhën më të ashpër” këtë sulm mbi një përfaqësues të sistemit gjyqësor.
Ai shprehet se është pranë familjes së viktimës dhe kolegëve të tij në gjyqësor, duke shtuar se ngjarja kërkon një reagim të përbashkët dhe të menjëhershëm nga i gjithë shteti dhe shoqëria.
“Jam thellësisht i tronditur dhe dënoj me gjuhën më të ashpër aktin e pa tolerueshëm të vrasjes në krye të detyrës të gjyqtarit Astrit Kalaja.
Ky sulm i tmerrshëm ndaj gjyqtarit të shquar, por edhe ndaj drejtësisë si të tillë, duhet të përballet nga gjithë shoqëria me përbuzjen dhe mospajtimin më të thellë, sepse ky akt është atentat makabër ndaj vetë sistemit, tek i cili ka themelet bashkëjetesa dhe paqja sociale.
Në emër të shtetit i gjendem pranë familjes së të ndjerit dhe kolegëve të tij të afërt e të largët, si dhe shpreh solidaritetin e plotë të shqiptarëve me dhimbjen e pakufishme për humbjen”, shprehet Begaj.

Ngjarja merr përmasa edhe më të rënda, pasi kanë dështuar të gjitha masat e sigurisë brenda gjykatës.
Një vrasje me armë brenda Gjykatës së Apelit Tiranë ka tronditur sot kryeqytetin, ku humbi jetën gjyqtari Astrit Kalaja.
Ngjarja merr përmasa edhe më të rënda, pasi kanë dështuar të gjitha masat e sigurisë brenda gjykatës, se si është e mundur që autori Elvis Shkambi u fut i armatosur brenda gjykatës.
Ajo që dihet deri më tani është fakti që Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ruhet nga polici private.
Mirëpo, dyshohet se nuk kanë funksionuar detektorët metalikë, duke mos kapur armën, që tashmë është sekuestruar nga policia.

Zbulohet identiteti i dy personave të tjerë të plagosur nga sulmi me armë zjarri në Gjykatën e Apelit, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja.
Mësohet se nga të shtënat me pistoletë janë plagosur edhe Rakip dhe Ervis Kurtaj, të dy babë e bir. Nuk dihet nëse ata ishin palë në të njëjtin gjyq apo ishin për procese të tjera.
Ngjarja ndodhi në ambientet e gjykatës. Autori i identifikuar si Gjon Shkëmbi, ka hapur zjarr ndaj gjyqtarit, i cili u plagos rëndë dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ndërkohë dy të plagosurit janë në spital nën kujdesin e mjekëve.

Pak minuta pasi vrau gjyqtarin Astrit Kalaja, janë zbardhur fjalët e para të autorit Elvis Shkëmbi.
“E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia”, ka dëshmuar autori Elvis Shkëmbi në Komisariatin numër 1, pas arrestimit.
Autori i dyshuar i krimit të rëndë është shtetasi Elvis Shkëmbi.
Po ashtu mësohet se Shkëmbi ishte prej disa vitesh në gjyqe për çështje pronësie.
Nga ana tjetër, të plagosur kanë mbetur shtetasit Ervis dhe Ragip Kurtaj, babë e bir, të cilët ndodhen aktualisht në Spitalin e Traumës, duke marrë trajtim mjekësor.

Autori i dyshuar i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dhe plagosjes së dy personave të tjerë (babë e bir) në ambientet e Gjykatës së Apelit, është identifikuar si Elvis Shkëmbi.
Personi në foto është Gjon Shkëmbi, babai i autorit i cili ka qenë brenda sallës së gjyqit në momentin që i biri ka qëlluar gjyqtarin.
Kujtojmë se gjyqtari Kalaja është qëlluar me armë brenda sallës së gjyqit, i cili kishte në gjykim një çështje pronash.
Mësohet se Elvis Shkëmbi është futur i armatosur në ambientet e gjykatës dhe ka qëlluar me armë gjyqtarin e Apelit, Astrit Kalaja, i cili fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Autori është vënë në pranga dhe i është sekuestruar edhe arma e zjarrit. Dy persona të tjerë që ndodheshin në sallën e gjyqit në atë moment kanë mbetur të plagosur.
Është e paqartë se si ka arritur të hyjë një person i armatosur brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, duke arritur të kalojë kontrollet e sigurisë dhe skanerin elektronik për armë.

Elvis Shkëmbi është autori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.
Mësohet se autori 30 vjeçar është palë në një proces gjyqësor.
Shkëmbi përveç se ka ekzekutuar gjyqtarin, ka plagosur edhe dy persona të tjerë që mësohet se janë babë e bir.
Autori është vënë në pranga dhe i është sekuestruar edhe arma.
Dinamika e ngjarjes është e paqartë, pasi nuk dihet se si autori ka mundur të depërtojë me armë brenda në ambientet e gjykatës, pasi në hyrje të saj ka një detektor metalik.

Gjyqtari humbi jetën gjatë rrugës për në spital
Gjyqtari i Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja ka ndërruar jetë pas sulmit me armë që ju bë pak momente më parë. Ai u qëllua me armë zjarri në ambientet e gjykatës pas një përplasje me një person që ishte palë në proces.
Personi ka nxjerrë armën dhe ka hapur zjarr ndaj gjyqtarit, duke e plagosur rëndë. Po ashtu ka plagosur dhe dy persona të tjerë, të cilët janë babë e bir. Gjyqtari u nis me urgjencë drejt Traumës, por fatkeqësisht ai humbi jetën gjatë rrugës. Policia ka ndaluar autorin, i idetifikur si Gjon Shkëmbi.
Raportohet se gjyqtari Kalaja kishte në dorë një çështje pronësie ku ishte i përfshirë autori, ndaj edhe besohet se motivi i krimit ka pasur të bëjë me këtë rast.
Gjyqtari Kalaja ka lindur në qytetin e Shkodrës dhe u diplomua në vitin 1993 në fakultetin e Drejtësisë. Sapo mbaron studimet me titullin "Jurist", emërohet në detyrën e gjykatësit në rrethin e Shkodrës. Shtatë vitet e fundit ushtron detyrën e anëtarit të gjykatës së Apelit, çka e dërgon në 18 numrin e viteve që e lidhin me sistemin e drejtësisë. Në kuader te procesit te Vettingut, ai u rikonfirmua në detyrë dhjetor të 2019.

Dy të plagosur dhe një i vdekur është bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë.
Gjyqtari Astrit Kalaja ka ndërruar jetë pasi u qëllua me armë zjarri nga një person, pranë ambienteve të Gjykatës së Apelit.
Gjithashtu dy persona të tjerë mësohet se kanë mbetur të plagosur gjatë konfliktit të ndodhur mes gjyqtarit dhe autorit, i cili është identifikuar si Elvis Shkëmbi rreth 30-vjeç. Dy të plagosurit mësohet se janë babë e bir.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se autori Elvis Shkëmbi ishte palë në një proces gjyqësor që drejtohej nga gjyqtari Kalaja.
Autori është vënë në pranga dhe i është sekuestruar edhe arma e zjarrit. Dy persona të tjerë që ndodheshin në sallën e gjyqit në atë moment kanë mbetur të plagosur.
Është e paqartë se si ka arritur të hyjë një person i armatosur brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit, duke arritur të kalojë kontrollet e sigurisë dhe skanerin elektronik për armë.

Dalin pamjet nga Gjykata e Apelit, ku u qëllua me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja. Në momentin që ai po dilte nga gjykata një person e ka qëlluar me armë duke e plagosur rëndë.
Në pamje duket momenti kur ndërhyn policia dhe neutralizon autorin, i cili si duket nuk është larguar pas ngjarjes.

Është qëlluar me armë gjyqtari Astrit Kalaja.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë.
Dyshohet se është qëlluar me armë gjyqtari Astrit Kalaja.
Paraprakisht mësohet se gjyqtari ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Po ashtu kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.
Menjëherë pas ngjarjes, policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit dhe i është sekuestruar edhe arma.
Mësohet se autori ka qenë palë në një proces gjyqësor.
Sakaq efektivë të shumtë por edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit ndodhen në vendngjarje.
Kush është gjyqtari Astrit Kalaja?
Astrit Kalaja ka lindur në qytetin e Shkodrës dhe është diplomuar në vitin 1993 në fakultetin e Drejtësisë. Sapo ka mbaruar studimet me titullin "Jurist", është emëruar në detyrën e gjykatësit në rrethin e Shkodrës. Shtatë vitet e fundit ka ushtruar detyrën e anëtarit të gjykatës së Apelit. Në kuader te procesit te Vettingut, ai u rikonfirmua në detyrë dhjetor të 2019.
Lini një Përgjigje