TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Janar 2026, 17:06

“Vdekje Ajatollahëve”, Berisha në mbështetje të protestuesve në Iran: Diktatura në grahmat e fundit!

Shkruar nga Pamfleti
“Vdekje Ajatollahëve”, Berisha në mbështetje të
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në mbështetje të popullit iranian i cili prej ditësh proteston kundër regjimi të dhunshëm të Ajatollahëve.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha tha se e mbështet plotësisht revolucionin e opozitës dhe popullit iranian dhe shtoi se dënon barbaritë e regjimit ndaj qytetarëve që luftojnë për liri. Kreu i PD-së e mbyulli postimin e tij me thirrjen; ‘Rroftë Irani i lirë dhe demokrat! Vdekje Ajatollahëve’.

“Revolucioni iranian drejt fitores vendimtare. Diktatura e Ajetullahëve obskurantistë në grahmat e fundit! Miq, revolucioni demokratik i opozitës iraniane në pragun e triumfit, fitores përfundimtare. Masakra dhe barbaritë e papara të regjimit ndaj kryengritësve paqësorë të pamposhtur.

Në 24 orët e fundit, revolucioni për Iranin e lirë dhe demokratik numëron mbi 2 mijë martirë të rënë nga breshëritë e falangave të zeza të pushtetit të krimit.

Duke mbështetur plotësisht revolucionin e opozitës dhe popullit iranian, dënoj me forcën më të madhe barbaritë e regjimit ndaj qytetarëve trima që luftojnë të pamposhtur për lirinë dhe dinjitetin e vendit dhe kombit të tyre! Rroftë Irani i lirë dhe demokrat! Vdekje Ajetullahëve”, shkruan Berisha.

berisha ajatullahtë

Lini një Përgjigje