TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Prill 2024, 08:03

" Mos ngatërrojmë kekun me byrekun! "/ Deputeti i PS: Iku koha kur ish shefi i SHIK-t që vrau Remzi Hoxhën mbrohej nga Berisha

Shkruar nga Pamfleti
" Mos ngatërrojmë kekun me byrekun! "/ Deputeti i PS: Iku
Sali Berisha

Deputeti demokrat Lefter Gështenja, tha se koha i dha të drejtë opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor për TIMS-in, pasi vetëm një ditë më parë u arrestua shefi i IT, Ervin Muça.

Sipas tij falë këmbënguljes së opozitës u arrit ngritja e një komisioni të tillë, pasi mazhoranca po tentonte të merrte në mbrojtje ata që sulmuan TIMS-in.

Ndërkohë deputeti i PS, Petro Koçi, tha se në asnjë moment mazhoranca nuk ka qenë kundër ngritjes së komisioneve, pro duhet zbatuar ligji.

Ndërsa shtoi se sot Shqipëria ndodhet në një moment tjetër, ku të gjithë janë  të barabartë para ligjit, jo si në kohën kur vrasësit merreshin në mbrojtje nga Berisha.

'Mos ngatërrojmë kekun me byrekun. Ne kemi thënë “Po” Komisioneve Hetimore. Ka ikur koha kur zinxhiri komandues i  gardës nuk lejohej të çohej në Prokurori. Iku koha kur ish shefi i SHIK-ut, që vrau Remzi Hoxhën mbrohej nga gardiani politik Sali Berisha. Në gjithë atë që tha Balla si ministër s’ka asnjë mbrojtje. Ai foli në raport me informacionin që zotëronte.', tha Koçi.

 

sali berisha remzi hoxha

Lini një Përgjigje