Në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, Edi Rama harroi për problemet e elektoratit që e kanë votuar, po paralajmëroi se politika dhe demokracia po përballen me një epokë të re të dominuar nga algoritmet dhe rrjetet sociale. Sipas tij, protestat dhe debatet publike nuk zhvillohen më në hapësira fizike, por në platformat digjitale ku shpërblehen emocionet ekstreme dhe jo argumenti.
Kryeministri Edi Rama prej 1 orë në mbledhje me grupin e PS, ka dhënë alarmin për fuqinë e madhe që kanë në këto kohë rrejtet sociale dhe alogritimet.
Përpara socalistëve të bindur dhe po ndjekin me shumë vëmendje shefin e tyre, Rama theksoi se politika dhe demokracia po përballen me një sfidë të re të krijuar nga epoka e algoritmeve dhe rrjeteve sociale, ku, sipas tij, protestat nuk zhvillohen më në sheshe, por në hapësirën digjitale.
Rama tha se protestat e sotme kanë nevojë për një “shesh” tjetër, të ndërtuar për algoritmin, duke e cilësuar studion televizive si vendin ku prodhohet përmbajtja që ushqen platformat digjitale.
Ai argumentoi se politika duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, ndërsa algoritmi, sipas tij, favorizon emocione të forta, zemërimin dhe vëmendjen e menjëhershme.
“Sot protestat nuk zhvillohen në shesh, por kanë nevojë për një shesh të një llojit që proteston në algoritëm. Sheshi është studioja televizive e algoritmit, është vendi ku filmohet për ta ushqyer algoritmin. Janë ndërtuar për njerëz që votojnë, jo për platforma që modernizojnë algoritmin. Kjo është sfida e sotme.
Politika duhet të jetë në shërbim të njerëzve dhe algoritmi këtë e urren. Kam frikë se edhe unë që po flas, duke qenë prej vitesh shumë i tërhequr nga zhvillimet e asaj bote, nuk e kuptoj sa e madhe dhe monstruoze është kjo betejë.
Kush shkon e kërkon një like, një folloë e zemërim, është kundër fëmijëve të tij. Nëse shekulli i 20-të prodhoi shoqërinë e masmedias, shekulli i 21-të po prodhon klasën e re, proletariatin e algoritmit, që e bashkon vëmendja, jo puna; nuk e bashkon prodhimi, e bashkon shija e konsumimit të vetes dhe jetës; e bashkon iluzioni që sa më shumë të dukesh, aq më shumë autoritet ke.
Demokracia nuk e ka zëvendësuar me diçka tjetër. Demokracia sot po përballet me njeriun që mund të mos ketë ndërtuar kurrë asgjë, që nuk ka asnjë shkollë. Autoriteti është ai që mban më shumë përgjegjësi, por algoritmi nuk njeh përgjegjësi. Nuk pyet kush ka ndërtuar, pyet kush e ndaloi gishtin mbi ekran.
Ai që do parashikojë fundin më spektakolar shpërblehet nga algoritmit. Dhe protesta nuk është më protest, është një treg, madje edhe karrierash po në gjithë këtë ata janë më qesharakët se nuk e kanë marrë vesh ende që me PS dhe me ne, nuk fitohet duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura.
Nuk ka rëndësi ajo që shpërndahet, mjafton të jetë e fortë, zemëritëse. Jetojmë në një kohë ku britma udhëton shumë herë më shpejt se argumenti. Është garë e pamundur, emocioni mbërrin më shpejt se arsyeja dhe merr likes e folloëers dhe nuk i lë të shohin arsyen.
Sa herë krijohet një krizë sado e vogël shpërthen një ekzaltim kolektiv, duan të bëhen pjesë e saj të gjitha. Është krijuar një skenë për t’u dukur dhe për të mbledhur me babëzi, babëzinë që algoritmi ta nxit si droga, like, followers. Sa herë e keni dëgjuar nga njerëz që janë bërë parelinj me shalë e me kremra të shfaqen aty me shalë e me kremra se është trendi. Shpërblehet vetëm pjesëmarrja, ai që bën videon më dramatike. Mjafton t’I vendosësh shenjën Tiranë, edhe nëse protesta bëhet në një det të Spanjës, dhe të vendosësh aty me titra ‘Vdekje Izraelit’, ai që do parashikojë fundin më spektakolar shpërblehet nga algoritmit. Dhe protesta nuk është më protest, është një treg, madje edhe karrierash po në gjithë këtë ata janë më qesharakët se nuk e kanë marrë vesh ende që me PS dhe me ne, nuk fitohet duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura.
Analistët që bëjnë analiza pa fakte, strategët që nuk dintë c është të bësh një strategji, revolucionarët që s’kanë lidhje me revolucionin dhe kronikanët e kudondodhur, njerëz që nuk kanë ndërtuar kurrë asgjë. Për ta ka rëndësi cfarë duhet shembur e si ta shembin. Rëndësi ka për të marrin followersat. Për ta cdo incident është një revolucion” tha Rama.
Lini një Përgjigje