TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Dhjetor 2025, 20:13

100-vjetori i “Urdhrit të Skënderbeut”, dekorohet ish-Presidenti Alfred Moisiu

Shkruar nga Pamfleti

100-vjetori i “Urdhrit të Skënderbeut”, dekorohet

Në 100-vjetorin e “Urdhrit të Skënderbeut”, Presidenti Bajram Begaj ka dekoruar ish-presidentin Alfred Moisiu me “Yllin e Madh” të Urdhrit Suprem të Shqiponjës.

Me urdhrin "Ylli i Madh" u dekorua nga kreu i shtetit edhe kirurgu i shquar Besim Elezi.

Po ashtu janë dekoruar me medalje edhe të ndjerët Artan Lame dhe Filip Rrumbullaku. 

Kryeministri Edi Rama tha se këto 2 personalitete kanë një kontribut të pamohueshëm në rikthimin e vlerës së vërtetë të medaljeve dhe zakoneve të tjera shtetërore.

"Me propozim të Kancelarit do t’u dorëzojmë dy medalje të 100-vjetorit të urdhrit, Artan Lames dhe Filip Rrumbullakut. Dy burra që nuk janë më, por pasioni dhe dijet e tyre për urdhrat, medaljet dhe zakonet e tjera të shtetit do të kujtohen si matës të integritetit. Sot Republika u shpreh mirënjohjen e saj për të ndjerët",- tha Rama.

Lini një Përgjigje