TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Maj 2025, 22:50

11 maji, Pano Soko: U zhgënjeva nga SPAK, nuk parandaloi asnjë krim zgjedhor

Shkruar nga Pamfleti

11 maji, Pano Soko: U zhgënjeva nga SPAK, nuk parandaloi asnjë krim

Pano Soko nga ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ tha se është i zhgënjyer nga SPAK, pasi sipas tij në fushatë pati shumë probleme dhe SPAK nuk ndërhyri.

Nga studio e Report TV, Soko tha se në 11 maj ka pasur një superpresion ndaj administratës.

“Unë në terren kur isha në fushatë kishte super presion ndaj administratës para ditës së zgjedhjeve. do gjë ka ndodhur para ditës së zgjedhjeve përdorimit të administratës dhe pushtetit për të përfituar partia në pushtet, fondet publike.

SPAK në këtë zgjedhje kishte paraqitur edhe një strategji për mbarëvajtjen e procesit elektoral, ne kemi pasur raste për presionin që u bëhet individëve për të siguruar vota. Unë jam zhgënjyer nga SPAK, faktet në këtë fushatë elektorale linin dyshime për veprimtarinë e SPAK”, tha ai. 

I pyetur nëse i njohin këto zgjedhje, Soko tha se duhet që të presin që të mbarojë i gjithë procesi.

“Le të mbarojë procesi. Ne kemi hasur në anomali që ka pasur deformim të rezultatit. Është evident fakti që duhet rinumëruar. Ne jemi afër faktit që mund të marrim një mandat në Fier që e humbëm për shumë pak vota. Le të mbarojë procesi dhe më pas ne do të shprehemi’, tha ai.

 

Lini një Përgjigje