Politike25 Mars 2023, 17:12

Zgjedhjet, KQZ përcakton mekanizmin për renditjen në fletën e votimit

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet, KQZ përcakton mekanizmin për renditjen në fletën

Komisioni Rregullator në KQZ ka miratuar mënyrën se si do të renditen partitë dhe koalicionet në fletën e votimit.

Shorti dhe parashorti do të kryhet në 4 faza. 

1. Në fazën e parë përfshihen në short subjektet zgjedhore të cilat kanë regjistruar lista shumemërore kandidatësh në të gjitha zonat zgjedhore. 

2. Në fazën e dytë përfshihen në short subjektet zgjedhore të cilat kanë regjistruar listat shumemërorë nga 31 deri 60 zona zgjedhore. 

3. Në fazën e tretë përfshihen në short subjektet zgjedhore të cilat kanë regjistruar listat shumemërorë deri në 30 zona zgjedhore. 

4. Në fazën e katërt përfshihen në short kandidatët e propozuar nga zgjedhësit për këshillin e bashkisë, në rast se për një zonë zgjedhore regjistrohen dy ose më shumë kandidatë. Shorti do të hidhet ndërmjet tyre. Në renditjen përfundimtare kandidatët e propozuar nga zgjedhësit për këshillin e bashkisë vendosen pas renditjes së partive politike dhe koalicioneve.

Ndryshimet e miratuara parashikojnë se numrat e përfshirë në short janë në rend rritës dhe të barabartë me numrin e subjekteve që marrin pjesë në secilën fazë. Numrat që shënohen në shiritat e letrës të përfshirë në fazën/fazat pararendëse nuk përfshihen në fazën vijues.

kqz zgjedhje