Ermal Dredha do të jetë kandidati i PS për bashkinë e Vlorës.
Siç edhe "Pamfleti" e paralajmëroi para tre ditësh, Dredha ka dalë "fitues" në votimin e fshehtë të Asamblesë së PS në Vlorë zhvilluar pak çaste më parë.
Përballë Dredhës në garë ishte edhe ish deputeti i PS, Fate Veliaj.
Ermal Dredha ka lënë postin si Ambasador në Emiratet Arabe me pagë e trajtime shtetërore 8000 USD në muaj, për t’u bërë Kryetar Bashkie në Vlorë me pagë mujore neto 1200 USD.
Me garancinë si kandidat i përzgjedhur nga Edi Rama dhe nga Gramoz Ruçi, vjehrri i vëllait Herion Dredha; kandidati Ermal Dredha prej 2 javësh është kthyer në Shqipëri, ka transferuar Regjistrin e Gjendjes Civile të banimit nga Tirana në Vlorë e ka nisur takimet elektorale.
Sakaq, PS pritet të zyrtarizojë sot të 61 kandidatët që do të garojnë më 14 maj për Bashkitë e vendit.
Zyrtarizimi i kandidatëve do të kryhet në mbledhjen e Asamblesë së PS.
Kujtojmë se 27 marsi është afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve në KQZ.