Para fillimit të Asamblesë së PS në Vlorë, Edi Rama ka “pleqëruar” emrin e kandidatit dhe i ka marrë pëlqimin xhambazit Sinan Idrizi, se cili duhet të caktohet kandidat për Bashkinë e Vlorës.
Para nisjes së Asamblesë së PS në Vlorë, ku u votua për kandidatin e kësaj bashkie në zgjedhjet vendore, kryeministri Edi Rama ka pirë kafe nën tendën e një lokali me Sinan Idrizin, pronarin e kompanisë “Air Albania” që i ka dhënë Charterin me qira “sekrete”.
Fakti që xhambazi Sinan Idrizi, “lavatriçe” e parave të bizneseve mafioze turke në Shqipëri, nuk është Anëtar i Asamblesë së PS të Shqipërisë e as i degës së PS-Vlorë dhe fakti që kryeministri takon të parin atë dhe jo drejtuesit e partisë, krijon indicie se Sinan Idrizi është “mblesi” i emrit të kandidatit për kryetar të Bashkisë-Vlorë.
Siç duket, para fillimit të Asmablesë, Edi Rama ka “pleqëruar” emrin e kandidatit dhe i ka marrë pëlqimin xhambazit Sinan Idrizi, se cili duhet të caktohet kandidat për Bashkinë e Vlorës. Si për ironi, kandidat u zgjodh Ermal Dredha.
Me Ermal Dredhën, Sinan Idrizin e lidhin 4 vitet e fundit si ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe, kur në emër të bablokut, bënin punë të pista me avionët e “Air Albania” në linjën Tiranë-Stamboll-Dubai.
Votimi i fshehtë u zhvillua mes dy kandidatëve, Ermal Dredhës dhe Fate Velaj. Dredha mori 199 vota, Velaj 50 vota, ndërsa 1 votë u shpall e pavlefshme. Me shumë mundësi, Idrizi ka qenë ai që ka vulosur dhe fituesin. /Pamfleti