Politike27 Mars 2023, 08:03

14 maji, sot afati i fundit për dorëzimin e emrave në KQZ; mblidhet Kryesia e PD

Shkruar nga Pamfleti

14 maji, sot afati i fundit për dorëzimin e emrave në KQZ;

Mesnatën e sotme është afati i fundit për depozitimin e kandidatëve për keyebashkiakë dhe listat me emra për Këshilltarë Bashkiakë. Mbrëmjen e djeshme PD vendosi që të garojë në Bashkinë e Tiranës me kandidatin e saj, Roland Bejkon. Ky i fundit mori shumicën e votave të Kryesisë, përballë kandidaturës së Jonila Godoles e cila moti vetëm votën nga Roland Bejko. Godole pritet të kryesojë listën për Këshillat Bashkiak të kryeqytetit, megjithatë nuk ka një vendimmarrje përfundimtare nga ana e Kryesisë. Kështu, me këtë vendim, konfirmohet se demokratët do të jenë të përçarë në 14 maj.

Kjo sepse Bejko vjen si kandidat i Alibeajt dhe do të ketë përballë Belind Këlliçin, emër i dalë nga koalicioni Berisha-Meta si dhe Erion Veliajn e Partisë Socialiste.

PD mori edhe një tjetër vendim të rëndësishëm mbrëmjen e djeshme, tërheqjen nga gara në 3 bashki të rëndësishme, si në Durrës, Elbasan dhe Shkodër. Kështu PD i lë 'rrugë të hapur' garës së kandidatëve të 'Rithemelimit' Luçiano Boçi, Bardh Spahia dhe Igli Cara në përballjet e tyre me kandidatët socialistë Gentjan Llatja, Benet Beci dhe Emirjana Sako.

Në mbledhje përveç Roland Bejkos në Tiranë, Kryesia e PD vendosi që të konfirmojë pjesëmarrje në zgjedhjet vendore të kandidatëve në 15 bashki nga 17 të tilla ku ishin prezantuar më herët kandidatë, ku spikat Lezha me Sandër Markun, Agron Kapllanaj në Mallakastër, Gjergji Gjata në Bashkinë e Korçës ndërsa në Fier do të garohet me Eriselda Zotaj Çelaj. Ndërkohë që për bashkitë e Kurbinit dhe Vaut të Dejës Kryesia e Partisë Demokratike ende nuk ka vendimmarrje dhe e ka shtyrë vendimin për nesër, pasi për këto dy bashki ka kërkesa të degëve për të mbështetur vetëm kandidatët e ‘Primareve’, të mbështetura nga koalicioni Meta-Berisha.

Në limitet e kohës për regjistrimin në KQZ, sot mblidhet sërish Kryesia e PD-së për të diskutuar se çfarë do të bëhet me bashkitë e tjera. Deri është vendosur garimi vetëm në disa bashki, ku më kryesorja është ajo e Tiranës. Sot pritet të konkludohet për të gjitha bashkitë e tjera, nëse do të nxjerrin kandidatë edhe në pjesën tjetër të bashkive, apo do të dalin vetëm me lista për këshilltarë në 61 bashkitë.

Kandidatët e konfirmuar nga PD për 14 Majin

1.   Tiranë-Roland Bejko (i konfirmuar)

2.    Mallakastër- Agron Kapllanaj (i konfirmuar)

3.    Lezhë - Sandër Marku (i konfirmuar)

4.    Patos- Pranvera Rizai (i konfirmuar)

5.    Fier -Eriselda Zotaj Çelaj (i konfirmuar)

6.   Korçë-Gjergji Gjata (i konfirmuar)

7.    Poliçan - Florian Qamo  (i konfirmuar)

8.    Kuçovë - Ilirjan Koxhaj  (i konfirmuar)

9.    Kamëz - Bilbil Bajraktari (i konfirmuar)

10.    Krujë - Sabah Sheta (i konfirmuar)

11.    Dibër - Naim Gazidede (i konfirmuar)

12.    Dimal- Dritan Sula (i konfirmuar)

13.    Librazhd -Bujar Vreto (i konfirmuar)

14.    Vorë- Ibrahim Bruka (i konfirmuar)

15.    Sarandë- Skënder Muço (i konfirmuar)

16.    Mirditë-Mark Ruçi (i konfirmuar)

Bashkitë që janë prezantuar kandidatë dhe ende nuk konfirmohet pjesëmarrja në zgjedhje

1.    Kurbin- Genc Doçi

2.    Vau i Dejës- Klomentina Drini

Bashkitë që nuk do të ketë kandidatë

1. Elbasan

2. Shkodër

3. Durrës

14 maji kryesia e pd