
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD-së, jo të gjithë deputetët pjesëmarrës kanë qenë dakord me nxjerrjen e kandidatëve më vete për zgjedhjet e 14 majit.
Mësohet se një ndër zërat kundër ka qenë dhe deputetja Jorida Tabaku, e cila nuk ka rënë dakord me qëndrimin e pjesës tjetër në grupin e Enkeljed Alibeaj, pasi sipas saj një veprim i tillë e dobëson PD.
Deputetja ka kërkuar që energjitë të fokusohen në lista e Këshillit Bashkiak dhe te emri i subjektit, Partia Demokratike, por shumica duket se nuk ka ndarë të njëjtin mendim me të.
“Unë jam kundër kandidatëve për kryetarë bashkie të tjerë nga opozita. Për më tepër në Tiranë, Durrës e Elbasan! Përçarja e partisë në bazë është shumë, e sidomos në Tiranë dhe çdo gjë e tillë thjesht do ta përkeqësonte! Më duhet të mendojmë për emrin e PD, për logon dhe duhet ta mbrojmë atë të ngrihet e jo të rrudhet! Jeni duke vepruar gabim, po e zvogëloni PD! Na lejoni të fokusojmë energjitë në listat e Këshillit Bashkiak dhe te emri i subjektit Partia Demokratike”, ka thënë Tabaku.
Lini një Përgjigje