TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shkurt 2023, 19:35

3 marsi, Berisha vijon kërcënimet: Do përdorim çdo mjet të mosbindjes civile për të përmbysur regjimin

Shkruar nga Pamfleti

3 marsi, Berisha vijon kërcënimet: Do përdorim çdo mjet

Ish-kryeministri  Sali Berisha ka kërcënuar sërish me mosbindje civile. Gjatë një takimi me strukturat e partisë në degët 1, 3 dhe 4 në kryeqytet, Berisha tha se protesta e 3 marsit, është një mënyrë për t’i bërë të qartë këtij regjimi se monizmi ka mbaruar dhe se do të bëhet gjithçka për rrëzimin e tij, përfshirë edhe mosbindjen civile.

Protesta, ngjarje e rëndësishme për revolucionin. me anë të saj duam t’i demonstrojmë regjimit që i bazuar në krim drogë e vjedhje ka vendosur monizmit, duam t’i demonstrojmë se në asnjë rast nuk do pajtohemi me monizmim e tij e do bëjmë gjithçka për të përmbysur atë.

Koha e stabilitetit në kushtet e monizmit ka marrë fund një herë e përgjithmonë. Ne do të jemi në këmbë, në betejë, do përdorim çdo mjet të mosbindjes civile për të përmbysur regjimin”, u shpreh Berisha.

berisha mobindje civile 3 marsi

Lini një Përgjigje