
Deputeti socialist Erion Braçe, ka folur për debatin në distancë ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit Arben Ahmetaj.
Kryeministri e shiti këtë të fundit sa i takon inceneratorëve dhe Ahmetaj e sulmoi një javë më parë, duke i kërkuar të bëjë rolin e kryeministrit dhe jo të gjykatësit. Sipas Braçes, në këto raste duhet të flasë drejtësia dhe jo politika.
"Nuk më intereson fare. Është telenovela e javësh që shkoi që nisi ditë të enjte. Pasi kishte mbaruar kuvendi. Do të vazhdojë të tirret deri sa të dalë vendimi i gjykatës këtë javë. Nuk hyn fare në atë fokus që unë kam. Kam përshtypjen se duhet të gjithë ta pranojmë më në fund se pasi kemi bërë reformën në drejtësi për çështje ku involvohet drejtësia e politikanët ta qepim. Se kemi pse bëjmë punën e prokurorit, as të gjykatësit e as të pandeurit. Ky vend do të kthehet në normalitet në momentit që do të funksionojë sipas parimit që gjithkush do të bëjë punën e tij dhe jo të tjetrit. Unë bëj punën time. Fokusi im janë ato njerëzit që më kanë respektuar. Në momentin që involvohet drejtësia mendoj se politikanët duhet ta qepin në momentin që ivnolvohen ose e përdorin drejtësinë ose e pengojnë”, tha Braçe.
Lini një Përgjigje