Anti-Mafia 1 Mars 2023, 10:24

5 pyetje Edi Ramës si parantezë për interpelancën e nesërme rreth skandalit “McGonigal”

Shkruar nga Pamfleti
5 pyetje Edi Ramës si parantezë për interpelancën e
Foto Ilustruese: Edi Rama dhe Charles McGonical

Mbase më 2 mars, Babloku nuk do sëmurët përsëri nga flama e gripit, ose nuk do shkojë për të hapur panaire gastronomie në ndonjë shtet të Azisë e Afrikës

Pas mëse një muaji, mazhoranca socialiste u detyrua të pranojë kërkesën e  PD të kryesuar nga Enkelejd Alibeaj, për të thirrur kryeministrin Edi Rama në interpelancë me mocion debati, lidhur me përfshirjen e tij në skandalin “McGonigal-Neza”.

Nëse më 2 mars, Edi Rama do jetë në interpelancë, mazhoranca duhet t’i bëjë 5 pyetje, që provojnë se skandali “McGonigal” ka mbërthyer për fyti kupolën e mafioze të qeverisë e PS.

Pyetja e parë/ A janë Charles McGonigal, Agron Nezaj e Dorjan Duçka, sekserët e vaksinës “Pfizer” në SHBA dhe vaksinës kineze “Sinovac”, nëpërmjet oligarkëve farmaceutikë rusë e turq dhe sa milionë  Euro morën nën dorë?

Sepse Edi Rama, i mbajti të fshehtë, duke thënë se vaksinat i siguroi privatisht me miqtë e tij dhe bëri 42 milionë Euro tenderë sekret me akte normative.

Pyetja e dytë/ A janë Charles Mc Gonigal e Agron Neza, sekserët privat dhe përfitues në pazarin 6 milionë USD, për 2 satelitët “Albania 1 e 2”, bërë me bosët e misionit “SpaceX Transporter 6”?

Sepse për 2 satelitët, kryeministri nuk publikoi tekstin e kontratës, nënshkruesit, pronarët përfitues dhe as emrat e negociatorëve e të pronarëve realë të kësaj kompanie, që në mars 2021, tha se ishte operatori "Satellogic USA Inc", ndërsa pasi u lëshuan satelitët nxori operator tjetër.

Pyetja e tretë/ Me çfarë statusi, Edi Rama përfshiu Taulant Ballën, në takimet me ish-shefin  e FBI, Charles McGonigal, kur nuk ishte Ministër i Brendshëm, Kryetar i Komisionit të Sigurisë dhe as Drejtor i SHISH, por zyrtar partiak pa asnjë lidhje me protokollet dhe agjendat e FBI.

Pyetja e katërt/ Me çfarë tagri, Edi Rama përfshiu Damian Gjiknurin, në takimet me Charles McGonigal e Agron Nezën; dhe e autorizoi t’i shoqëronte në pazaret që bënin nëpër Shqipëri?

Pyetja e pestë/ Pse edhe 6 vite pas largimit nga detyra si Këshilltar në Kryeministri, Edi Rama nuk i hoqi Dorjan Duçkës imunitetin e pasaportën diplomatike dhe i la në përdorim adresat zyrtare konfidenciale të kryeministrisë?

Nëse Edi Rama nuk do sëmuret përsëri nga flama e gripit,  ose nuk do shkojë për të hapur panair  gastronomie në ndonjë shtet të Azisë apo Afrikës, do përballet me pyetje dhe prova të reja punësh të zeza, që ka bërë me McGonigal e Agron Nezën në Shqipëri./Pamfleti

edi rama interpelancë 2 marsi 5 pyetje