Anti-Mafia27 Shkurt 2023, 15:47

Ku është fshehur Ilir Beqja? A do ti nxjerrë nga sirtari Altin Dumani dosjet e 3 PPP-ve në shëndetësi që i groposi Arben Kraja

Shkruar nga Pamfleti
Ku është fshehur Ilir Beqja? A do ti nxjerrë nga sirtari Altin
Foto ilustruese: Altin Dumani dhe Ilir Beqja

Skema e mbylljes së tyre, synon që hetimet për 3 koncesionet me vlerë totale 350 milionë Euro, të mbahen pezull deri në janar 2025 e dhjetor 2026, kur plotësojnë afatet 10-vjeçare të parashkrimit penal dhe të pushohen me procedurë, ose mund të jenë pushuar në heshtje, për gjoja mungesë provash...

Megjithëse kreu i SPAK, Altin Dumani, është futur në muajin e tretë të detyrës dhe prej 3 vitesh ishte pjesë e kësaj strukture, nuk po vë në lëvizje dosjet e 3 koncesioneve korruptive në shëndetësi.

Bëhet fjalë për “Check-up” me vlerë 130 milionë Euro dhënë Vilma Nushit; sterilizimi i pajisjeve mjekësore kirurgjikale me vlerë 100 milionë Euro dhënë emigrantit suvaxhi Ilirjan Rrapaj dhe koncesioni i laboratorëve me vlerë 120 milionë Euro, dhënë mafiozit Janis Karathano.

Mbështetur në provat që mblodhën agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në muajt qershor-korrik 2022 janë marrë në pyetje ish-Ministri Ilir Beqja, ish-zv/ministri Klodian Rrjepaj dhe Vilma Nushi, si persona të lidhur shkresërisht e financiarisht në pazare me njeri-tjetrin.

Por me pyetjen e Ilir Beqjes, vartësit të tij ish-zv/ministër i LSI dhe Vilma Nushit, ish-shefi i SPAK, Arben Kraja, bllokoi vazhdimin e hetimit, duke mos thirrur Ilir Rrapajn e pajisjeve kirurgjikale dhe Janis Karathanon e laboratorëve.

Informacione nga Byroja Kombëtar e Hetimit, thonë se ish-drejtuesi Arben Kraja i bllokoi hetimet, pasi u provua me dokumente, dëshmi e regjistrime audio-video, se urdhërues i këtyre koncesioneve në shëndetësi është kryeministri Edi Rama, ndërsa zbatues i procedurave është Ilir Beqja.

I bindur se Edi Rama e Arben Kraja, kishin bërë pazarin për bllokimin e dosjeve të 3 koncesioneve, më 18 korrik 2022 kur pas 8 orësh doli nga SPAK, Ilir Beqja deklaroi: - U thirra si person që kam dijeni për çështjet. Nuk i druhem përgjegjësisë penale, sepse nuk kam asnjë përgjegjësi të tillë.

Është detyrë e drejtuesit aktual Altin Dumani, të nxjerrë nga sirtari dosjet e koncesionit “Check-up”, sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale dhe të laboratorëve; të bllokuara qysh në muajin korrik 2022 nga ish-drejtuesi Arben Kraja në pazar me Edi Ramën e mirëkuptim me prokurorët e çështjeve.

Skema e mbylljes së tyre, synon që hetimet për 3 koncesionet me vlerë totale 350 milionë Euro që ka dhënë Edi Rama e Ilir Beqja, të mbahen pezull deri në janar 2025 e dhjetor 2026, kur plotësojnë afatet 10-vjeçare të parashkrimit penal dhe të pushohen me procedurë.

Ose, mund të jenë pushuar në heshtje, për gjoja mungesë provash, mos-implikim të ish-ministrit Ilir Beqja.

Kreu i SPAK, Altin Dumani duhet të veprojë, sepse provat që kanë dorëzuar agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit në muajin shkurt 2022, provojnë se ish-ministri Ilir Beqja është xhambazi dhe realizuesi i këtyre 3 koncesioneve, bërë me urdhër e “bekim” të Edi Ramës. /Pamfleti

 

ilir beqja altin dumani ppp në shendetësi arben kraja