
Pedagogia Nora Malaj ka ngritur alarmin dhe në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe nga pjesa më e madhe e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë.
Në emisionin Terminal në A2 CNN, Malaj u shpreh se parlamentarët janë ata që po e vrasin të parët gjuhën shqipe.
“Gjuha shqipe në Parlament është strukur në një cep dhe ka frikë të dalë. Ka analfabetizëm funksional 60%. Sepse edhe ata që duan të rrokëzojnë nuk e bëjnë dot. Ata që duan të dialogojnë, nuk dialogojnë. Askush nuk ka identitet dhe kthehen në gaztor. Dhe të humbësh ku bukurinë e shqipes në parlament është të vrasësh gjuhën shqipe”, tha Malaj.
Ndërsa Pedagogia Anila Kananaj ngriti alarmin se gjuha shqipe tashmë po përballet me anglishten e cila është përhapur shumë edhe për shkak të teknologjisë. Sipas saj, tashmë fëmijëve po iu vjen më lehtë të mësojnë anglisht.
“Kongresi i Manastirit ishte guri i themelit për atë që e quajmë gjuhë letrare. Pa atë nuk do të kishim një gjuhë të përbashkët letrare. Ai hapi rrugën për kongresin e drejtshkrimit, tekstet që i kemi një të përbashkët. Përsa kemi shqiptarë që flasin gjuhën shqipe, gjuha do të jetojë. Shqipja po përballet me gjuhë si anglishtja. Teknologjia po bën punën e vet. Fëmijët sot po flasin anglisht, iu vjen më lehtshëm”, tha Kananaj.
Lini një Përgjigje