TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Nëntor 2025, 14:19

Reshjet intensive, Gjekmarkaj apel institucioneve: Ndihmoni të gjithë të dëmtuarit!

Shkruar nga Pamfleti

Reshjet intensive, Gjekmarkaj apel institucioneve: Ndihmoni të gjithë

Drejtuesi i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, i ka bërë apel institucioneve shtetërore të ndihmojnë të gjithë banorët e prekur nga përmbytjet si pasojë e reshjeve intensive.

Gjekmarkaj e konsideron situatën e krijuar në qarkun e Lezhës si të vështirë dhe sipas tij, çdo vonesë në dhënien e ndihmës në zonat e prekura nga përmbytjet, është e pajustifikueshme.

“Situata me të cilën po përballen banorët e përmbytur në zona të Lezhës mbetet e vështirë. I ribëj thirrje institucioneve shtetërore që tu ofrojnë ndihmë të gjithë të dëmtuarve. Është e pajustifikueshme çdo vonesë dhe çdo tentativë për të minimizuar hallin dhe dëmin e mijëra të përmbyturve”, shkruan deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj.

 

Lini një Përgjigje