Gazetari Adriatik Doçi ka nxjerrë blof Metën dhe Kryemadhin. Në media dolën zëra se ata po pushonin në një hotel luksoz në Greqi, ndërsa dyshja në fjalë nxituan sot të përgënjeshtronin duke thënë se ishin në Sarandë.
Por gazetari i ka nxjerrë blof, duke publikuar një foto. Siaps tij, ata janë kthyer të shtunë në mbrëmje nga pika doganore e Kakavijës.
“Monika Kryemadhi ka kaluar në orën 20:10, ditën e shtunë, në Kakavijë, me këtë makinë luksoze, të cilën nuk e ka deklaruar në ILDKPKI. Mbrëmjen e së shtunës është akomoduar në Elivi Hotel, në Skiathos të Greqisë, aty ku ishte edhe Ilir Meta. Çmimi mesatar i një dhome në këtë resort është 630 euro.
Këtu duhet llogaritur edhe dhoma e shoqëruesit, në emrin e të cilit është bërë pagesa, pasi për të mos lënë gjurmë dhe prova për SPAK-un, marrin edhe një të besueshëm me vete, duke përdorur emrin e tij për të mbuluar shpenzimet.
Pasi doli lajmi në gazetën Tema, janë kthyer gjatë natës me urgjencë në Sarandë nga Qafë Bota. Personeli i hotelit është habitur kur ka parë Monikën duke turfulluar dhe mbledhur plaçkat.
Mëngjesin e sotëm Meta dhe Monika kanë publikuar foto nga Saranda. Fotoja e Monikës duke kaluar në Kakavi datë 26 gusht 2023, ora 20:10”, shkruan gazetari.
Lini një Përgjigje