
Tedi Blushi, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 11 majit në listën e mbyllur të Qarkut Tiranë, për koalicionin ‘PD-ASHM’ u pyet sot nëse do të pranonte të tërhiqej nga marrja e mandatit, me synim që në Kuvendin e ri të hynte Ilir Meta, Presidenti i PL-së, i cili garoi në listën e hapur, pa arritur të fitojë një vend në Parlament.
Ai u shpreh se nuk kishte asnjë koment tjetër përveç respektimit të protestës për votën e lirë.
“Nuk kam asnjë koment tjetër vecse të respektojmë këtë protestë për lirinë e votës. Nuk kam punuar kundër Ilir Metës, duhet t’ia bëni të gjithë atyre që kanë punuar ditë e natë kundër Ilir Metës. Ju e dini se kush fshihet mbrapa, në kohën e duhur do i keni këto përgjigje. Nuk jemi mbledhur sot për këtë çështje, por për lirinë e votës”, tha Blushi.
Lini një Përgjigje