TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2025, 17:48

“Media vari ka**n”, Mul Noka shthur gojën para gazetarëve pas disfatës në zgjedhje (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Media vari ka**n”, Mul Noka shthur gojën para gazetarëve

Sekretari i PD, Flamur Noka, vijon tu hakërrehet mediave për disfatën në zgjedhjeve. Teksa vetë Muli kishte një vend të sigurt në lista, tani është faji i gazetarëve që PD u katandis në 50 mandate.

PD po mban një protesta simbolike në Tiranë për atë që ajo e quan vjedhje të votës, por pati një episod të tensionuar mes Nokës dhe gazetarëve, të cilët i kërkuan nëse do mbajë përgjegjësi për humbjen. Por ai foli me një ton vulgar.

Për të gjithë ju që merrni instruksione te Fuga, kam një përgjigje: Statuti është zbatuar dhe do të zbatohet nga Partia Demokratike me përpikmërinë më të madhe. Në momentin që në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira, çdokush brenda nesh do të mbajë përgjegjësi”, tha Noka.

Lini një Përgjigje