
Tirana në "shtetrrethim", PD ngrihet në protestë...
Teksa liderët e Bashkimit Europian dhe jo vetëm janë mbledhur në qendër të Tiranës, opozita ka vendosur të protestojë për atë që ajo e cilëson vjedhje të zgjedhjeve.
Rreth orës 17.00 demokratët u mblodhën te Bulevardi “Zogu i Parë”, por kufizimi i qarkullimit dhe efektin e vet. Pjesëmarrja ka qenë shumë e ulët, më tepër simbolike. Të pranishëm në protestë kanë qenë një pjesë e madhe e atyre që morën mandat, si dhe qytetarë të ndryshëm.
Të pranishëm janë Noka, Këlliçi, Balliu, Tabaku, Boçi, Gjekmarkaj dhe figura të tjera të PD. Deri tani protesta ka nisur me nota të qeta, nën “moton”: Poshtë diktatura, Duam votat tona, Edi Rama kriminel.
Ajo që ra në sy është se mungoi në fillim lideri Sali Berisha. Ai ka qenë në Bruksel dhe u nis pasdite me avion, duke mbërritur pas gati 1 ore me vonesë.

“Kush ka future duart duke deformuar votën e shqiptarëve, të jeni të bindur se do të përballen me ligjin. Do të bëjmë të njëjtën gjë që bëmë për zgjedhjet e 2023-it. Do të faktojmë manipulimin zgjedhor dhe do të pyesim ku është Edi Rama pas 7 muajsh apo 1 viti? Të jeni të bindur për këtë”, tha Këlliçi.
Në vijim ai theksoi se natyrisht edhe PD mund të ketë gabimet e saj dhe do të bëjë analizën e saj, pork jo do të ndodhë pasi të publikohet edhe raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR përe zgjedhjet.

“Ne do të bëjmë analizën tonë, do të shikojmë ku kemi gabuar, janë kandidatët apo program, por këtë do e bëjmë pas raportit përfundimtar të ODIHR për zgjedhjet”, tha Këlliçi.
Ndërsa një qytetar tha: “Janë vjedhur zgjedhjet. Unë kam sa të duash njerëz që donin të vinin me mua këtu sot dhe nuk kanë ardhur se thoshin, por të më shikojnë mua në protestë më vijnë te dyqani, më ndalojnë me makinë. Është turp ta diskutosh këtë, por ky ka kaluar në regjim”.

I pranishëm ishte edhe Tedi Blushi, i cili vendosi të mos komentojë rezultatin e zgjedhjeve. “Nuk kam asnjë koment tjetër veçse të respektojmë këtë protestë për lirinë e votës. Nuk kam punuar kundër Ilir Metës, duhet t’ia bëni të gjithë atyre që kanë punuar ditë e natë kundër Ilir metës. Ju e dini se kush fshihet mbrapa, në kohën e duhur do i keni këto përgjigje. Nuk jemi mbledhur sot për këtë çështje, por për lirinë e votës”, tha Blushi.
Luçiano Boçi, tha se protesta synon të denoncojë parregullsitë në procesin zgjedhor dhe të japë një mesazh kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. “Zgjedhjet janë vjedhur e blerë nga Edi Rama. Është përdorur krimi i organizuar dhe krimi policor. Ka koencidencë thoni ju se ka një Samit, por se Rama po shet shou politik”, tha ai.
Në përditësim...
Lini një Përgjigje