TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Maj 2023, 21:56

“Me Kokën dhe Bllakon merret drejtësia”, Rama i shet të gjithë: S’mbaj asnjë që del nga rruga e Zotit

Shkruar nga Pamfleti

“Me Kokën dhe Bllakon merret drejtësia”, Rama i shet

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk mbron askënd që del nga rruga e drejtë, qoftë ky edhe një person që më herët e ka promovuar, duke iu referuar kështu personave nga kabineti i tij që akuzohen për korrupsion dhe shkelje të tjera.

I ftuar në emisionin “Now” në “Euronews Albania”, kryeministri hoqi nga vetja çdo lloj përgjegjësie për rastet e korrupsionit brenda qeverisë së tij dhe shtoi se me ta do të merret drejtësia, duke ju dhënë kështu një mesazh të fortë vartësve dhe kolegëve të tij, se nëse bëjnë hapa të gabuar do të jenë të vetëm përballë drejtësisë.

Kush e lëshon veten dhe ngatërron rrugën dhe del nga rruga e Zotit dhe e ligjit nuk ka asnjë shans që të mbahet pas meje, pas shkopit të flamurit të Partisë Socialiste dhe të socialistëve. Kjo është shumë e qartë. Unë nuk jam ai që sot është faqja e zezë e Shqipërisë, që me demek nuk i lëshonte kriminelët. Drejtorin e tatimeve të Republikës së Shqipërisë e mbante në detyrë në arrest shtëpie, ishte në arrest shtëpie dhe ishte drejtor. Kriminelët e 21 janarit nuk ia dorëzoi prokurorisë dhe kështu me radhë. Jo që nuk i mbroj kriminelët e të korruptuarit, por unë jam marrë personalisht dhe kam udhëhequr reformën në drejtësi që ata të bëhen të pambrojtshëm nga askush, as edhe nga unë, nëse unë luaj mendsh dhe shkoj t’i mbroj nga drejtësia”, u shpreh Rama.

Ndërkaq i pyetur nëse është krenar për zyrtarët që janë pas hekurave për çështjen e inceneratorëve, duke përmendur këtu Lefter Kokën e Alqi Bllakon, kryeministri nuk komentoi gjatë, por tha se me ta po merret drejtësia.

Kush nga ata që kanë marrë pjesë në ndërtimin e këtyre veprave ka përfituar pas kurrizit tonë dhe në shkelje të ligjit përmes kësaj pjesëmarrje të shkojë aty ku s’thuhet. Kjo është çështje e drejtësisë, nuk është çështje e imja”, tha Rama.

rama korrupsioni qeveri

Lini një Përgjigje