
Sali Berisha duket se ka nisur manovrat sa i takon lajmit të sotëm se është thirrur në SPAK për dosjen e “21 Janarit”.
Ashtu siç ndodhi kur e thirrën për dosjen “Partizani”, Berisha dhe avokati i tij kanë deklaruar sot se nuk kanë marrë asnjë fletëthirrje. Sot u bë me dije se ai është thirrur ditën e premte për të dëshmuar mbi 4 vrasjet në bulevard.
Pas mbledhje së grupit Berisha u pyet nga gazetarët mbi këtë zhvillim dhe përgjigjja e tij ishte: “Personalisht nuk kam marrë asnjë flet thirrje. Aflred Greca para se të ma sjellë mua, ja u jep gazetarëve. Unë kam kërkuar më shumë se kushdo tjetër hetimin e atyre ngjarjeve tragjike. Unë kam kërkuar prokurorë ndërkombëtarë. Nga vitit 2013 e deri sot që prokurorinë e ka në dorë Edi Rama, është ai që ka penguar hetimin. Berisha ka kërkuar hetim ndërkombëtar. Ka deklarata të qeverisë së SHBA ku kërkuan hetim nga policia te organizatori. Organizator dihet kush është. Unë shkoj në çdo thirrje, por janë i hapur të hetohet kjo ngjarje”.
Më herët pati dhe një reagim nga Genc Gjokutaj, avokati i Berishës. edhe ai sulmoi prokurorinë duke deklaruar se klienti i tij nuk ka marrë asnjë fletë-thirrje..
“Në lajmet e edicionit të orës 15.00 u njoftua thirrja e zotit Sali Berisha në SPAK ditën e premte datë 14.11.2025 ora 10.00 në lidhje me hetimet e 21 janarit! Në cilësinë e avokatit mbrojtës të zotit Berisha sqaroj se nuk ka asnjë njoftim të Tij siç pretendohet.
Ky njoftim i rremë dhe i pakomunikuar bëhet nga institucione dhe prokurorë që paguhen për zbulimin e së vërtetës dhe jo për të shpifur! Dalja në media e një njoftimi të pakomunikuar tregon dhe provon edhe një here agjendën politike në shërbim të Qeverise nga ana e SPAK! Po si gjithnjë kush gënjen një herë gënjen përherë”, shkruan Gjokutaj.
Lini një Përgjigje